Berat, ministrja Nikolla feston me maturantët e shkëlqyer: Respekte, jeni shembull

Berat - Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka festuar me maturantët e ekselencës së Beratit në sheshin qëndror përpara Pallatit të Kulturës, mbylljen e procesit të Maturës Shtetërore.Në festë janë ekspozuar edhe piktura të maturantëve, ndërsa nuk munguanas falenderimet për nxënësit me nota të shkëlqyera.Ministrja Nikolla tha se do të vijojnë me radhë festimet për të respektuar nxënësit e mirë dhe për t’i kthyer ata në shembullin e suksesit.Përkulemi me respekt drejt atyre qësot janë vërtetë yjet e festës, që janë nxënësit më të mirë, që kanë realizuar rezultatet më të larta në gjimnaz por edhe në maturën shtetërore.Është qyteti i dytë, do të vijojnë me rradhë të gjithë qytetet e Shqipërisë, në këtë ditë feste dhe mirënjohjeje për talentet, për më të mirët, për ti kthyer ata në shëmbullin e suksesit, në modelin që duhet zgjedhur nga të gjithë bashkëmoshatarët”-tha Nikolla.Nikolla u ndal edhe tek ata maturantë që nuk mundën dot të kalonin fazën e parë të provimit të matematikës, duke u shprehur se do të kenë të gjithë mbështetjen e nevojshme për ta kapërcyer këtë hendek.nikkolla-berat-2Oranews.tv