Kuvendi shtyn reformën territoriale pa opozitën, Braho voton kundër

Kuvendi shtyn deri në 31 korrik afatin për reformën territorial.Vetëm me votën kundër të deputetit Spartak Braho, dhe pa praninë e opozitës kuvendi miratoi shtyrjen e reformës territoriale deri në 31 korrik.Vendimi për shtyrjen e afatit për reformën territorial u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.“Me propozim të kryetarit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të komisioni të posacëm të reformës administrative Bashkim Fino, i propozoj seancës të fusim në rend ditë shtyrjen e afatit të këtij komisioni sipas kërkesës së paraqitur deri në datën 31.07.2014”, tha Meta.Komisioni i posaçëm, që nisi nga puna më 26 prill pa praninë e opozitës, në mbledhjen e fundit më 22 maj , pas propozimit të pesë varianteve për ndarjen e re administrativo-territoriale, vendosi të miratojë variantin 39/47 për hartën e re të Republikës së Shqipërisë. Ky variant final do t'i nënshtrohet per nje periudhe dymujore diskutimit me pushtetin vendor në të gjitha qarqet e vendit, para miratimit perfundimtar në Kuvend, më 31 korik 2014.Ndërkohë Kuvendi nisi sot punimet pa praninë e opozitës e cila vazhdon bojkotin e parlamentit, një vendim i marrë nga grupi parlamentar i PD-së pas përjashtimit tëi sh kryeministrit Berisha 10 ditë nga punimet e paralamentit.