Për vrasjen në Shkodër, shpallet në kërkim Tarzani nga Oblika

Shkoder-Tarzan Prroni 26 vjeç nga fshati Oblik i komunës Ana e Malit është shpallur në kërkim nga policia e Shkodres, ai autor i dyshuar i vrasjes së 50 vjeçarit Brahim Mani, ngjarje e ndodhur të mërkurën pasdreke në lagjen “Xhabije”.Shkak i kësaj vrasjeje sipas policisë është fenomeni i gjakmarrjes, pasi në vitin 1993, babai i viktimës Shemsi Mani ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti për bagëtitë babanë e Tarzanit, Shuajp Prronin.Në atë kohë, blutë  e Shkodrës arrestuan pas ngjarjes Shemsi Manin, i cili për vrasjen e kryer ka vuajtur denimin me burg prej 10 vitesh.Ky konflikt ka detyruar familjen Mani të ngujohet dhe për këtë arsye Brahim Mani i cili ishte bashkëfshatar me familjen Prroni, të shpërngulej në Shkoder në zonën e njohur si “shtëpija e mushkonjës”.Atje ai kishte nisur prej pak kohësh ndërtimin e banesës dykatëshe për të jetuar përfundimisht me familjen e tij.Gjatë gjithë kesaj kohe mësohet se 50 vjecari është ruajtur nga gjakësi, por duke qenë i detyruar të punojë për të mbajtur familjen ai ka rrezikuar duke punuar si murator.Të mërkurën pasdreke të 25 qershorit kur edhe u ekzekutua, viktima ka qënë duke punuar në katin e dytë të banesës së tij në ndërtim e sipër.Në momentin kur ai është ulur në oborrin e shtëpisë së tij ka pikasur edhe atentatorin, i cili ka drejtuar armën.Edhe pse ka tentuar t’i shpëtojë plumbave, autori ka shtënë 3 herë në drejtim të tij me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme. Autori i kësaj vrasje sipas burimeve të policisë ka qenë i ndihmuar me një automjet i cili e priste për tu larguar nga vendi i ngjarjes.Brahim Mani është baba i 3 fëmijëve, dhe është viktima e dytë e gjakëmarrjes nga 1 janari i këtij viti në Shkodër.Ndërkohë sipas të dhënave të policisë nga fillimi i vitit e deri me sot kjo rezulton të jetë vrasja e  11-të, tre prej të cilave pa autor, ndërsa për 5 vrasje autorët janë shpallur në kërkim.  ibrahim-mani-1(Ne foto viktima Ibrahim Mani dhe vendi ku ndodhi vrasja)