Botërori 2014/ Super Xherdan Shaqiri, shënon 3 gola dhe i jep kualifikimin Zvicrës

Zvicra arrin kualifikimin historik në këtë kampionat Botëror, duke mundur 3-0 Hondurasin. Fitorja e zvicerianëve kishte aromë Shqiptare, pasi të 3 golat janë shënuar nga kosovari, Xherdan Shaqiri i cili ishte dhe ylli i kësaj mbrëmje.Përballë Hondurasit të dorëzuar, Zvicra e pati shumë të thjeshtë. Ata e nisin takimin e sotëm sërish me 4 shqiptarë në fushë. Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Mehmedi. Mesfushori i Bayernit, Xherdan Shaqiri hap serinë e golave në minutën e 7-të, i cili realizon fillimisht një super gol nga jashtë zone.Në minutën e 30-të është sërish Shaqiri i cili dyfishon rezultatin pas një aksioni shumë të bukur. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-0 për Zvicrën. Në pjesën e dytë është përsëri Shaqiri i cili realizon golin e tretë personal në këtë përballje duke u konfirmuar si njeriu i ndeshjes.Goli i parë:Goli i dytë:Goli i tretë:Helevenët i gëzohen kështu kualifikimit në këtë Botëror, duke qenë ekipi i dytë pas Francës që kalon për më tej nga Grupi E. Dy ekipet që kthehen në shtëpi janë Hondurasi dhe Ekuadori i cili barazoi pa gola në përballjen e fundit me Francën. Një ndeshje spektakolare e Shaqirit i cili e tregoi veten se është futbollisti kryesor i kësaj Kombëtareje