Blushi kundër qeverisë për pr/ligjin e arsimit profesional, voton kundër
Deputeti i PS-se Ben Blushi, kritik i vazhdueshëm me mazhorancën, në mungesë dhe të opozitës ka bërë oponencën e ligjeve, ku këtë hërë është përplasur me Ministrin e Mirqenjës Sociale, mbi pr/ligjin për arsimin profesional.Blushi, ka kundërshtuar me argumente por dhe me votë kundër, ndryshimet që e kalojnë arsimin profesional nën kompetencat e ministrisë së mirqenjës sociale.Por ministri Veliaj, argumentoi se ky ndryshim nuk ka për qëllim ti heq kompetencat Ministres së Arsimit, por përafrimin e këtij arsimi me tregun e punës.Nga foltorja e Kuvendit duke argumentuar pse ishte kundër i kërkoi qeverisë të rishikojë këtë pr/ligj në të kundërt paralajmëroi votën kundër pasi është një hap i gabuar copëtimi i sistemit arsimor.“Besoj që është një eksperiment dhe kam frikë se është i nxituar. Ndoshta mund të jap rezultatet e duhura, por askush nga ju që mund të ketë një fëmijë në një shkollë të mesme, apo pedagogjike profesionale nuk besoj se do ishte i gatshëm të merrte një diplomë ku shkruhej ministria e Mirëqënies Sociale, takon Ministrisë së Arsimit të jap diploma. Ministria e Arsimit është në fazën e reformimit, ka marrë disa masa për reformimin e sistemit të mesëm dhe ne demotivojmë në këtë moment. Unë jam kundër sepse arsimi është sistem unitar që nuk mund të copëtohet. Sepse nese MAS nuk e bën dot si mund ta bëjë një ministri që e merr për herë të parë”Nga ana e tij ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj mbrojti këtë pr/ligj duke deklaruar"Po kalojmë në një sistem dual ku duhet të bëjmë lidhjen me ekonominë e tregut. Janë shkolla të tipit mekaniko teknik. Ky eksperimet nuk ka funksionuar për 10 vjet kjo është prova jonë për t’u shkëpuat nga diçka që nuk ka funksionuar dhe të shtojmë sistemin dual gjerman që funksion.”DEKLARATA E PLOTE E BEN BLUSHIT"Kam dyshimet e mia nëse është gjëja e duhur apo jo, për të gjitha ata që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, ka kaluar shkolla e arsimit profesional në Shqipëri nga ministria e Arsimit, te ministria e Mirëqënies dhe Rinisë. Unë dyshoj nëse ky është hapi i duhur për ta reformuar sistemit. Kam biseduar dhe me ministrin atë ditë, ku pata rastin të flas në komision, i kam bërë të njejtën pyetje të dy paleve, ministrisë së Mirëqënies sociale dhe asaj të Arsimit.Të dy palët thonë të njejtën gjë, sidomos ajo e Arsimit se sipas saj arsimi profesional nuk ka dhënë frutet e punës për 20 vjet dhe ka ardhur koha të reformohet. Unë jam dakort që arsimi professional të reformohet, sepse nuk i është përgjigjur tregut të punës për nevojat që kemi pas dhe kemi si vend. Kjo është një nga arsyet e papunësisë që kemi sot në nivel rinie.Po prap pyetja është, meqë kjo reformë ka dështuar, por a duhet kaluar në ministri tjetër? Nëqoftëse pranojmë se spitalet e Shqipërisë kanë dështuar, për t’i reformuar do i çojmë në një minstri tjetër. Nëqoftë se disa rajone policie janë nën nivelin e kërkuar për vendosjen e rendit duhet ta kalojmë në një miistri tjetër?Unë besoj që kjo nuk është rruga, nuk është rruga për ta çuar një institucion nën varësinë e një institucioni tjetër për ta r eformuar. Kini parasysh që shkollat e arsimit profesional janë shumë ngjyrëshe në Shqipëri, ka shkolla pedagogjike, teknike, hotelerie, të gjuhëve të huaja. Nëqoftëse i shkojmë kësaj linjë, shkollën e hotelerisë pse të mos ia japim ministrisë së Turizmit, duke qënë afër si kapacitet, si tipologji, sesa ministria e Mirëqënies Sociale.Unë jam kundër ,se arsimi është ulitar, është një sistem që nuk mund të coptohet, sepse një gjë që ministria e Arsimit nuk e bën dot, si ministria më profesionale dhe ka detyrime mbi politikat arsimore, si mund ta bëjë një ministri që e merr për herë të parë këtë sisitem në dorë. Minsitria e Mirëqënes ka argumentin që mbron se duhet bashkuar arsimi profesinal me formimin personale, Por ato nuk janë e njejta gjë, në rastin e parë bëhet fjal për arsim, në rastin e dytë për trajnim.Nuk janë e njejta gjë dhe kjo është një nga arsyet që ministria e Mirëqënies ekziston. Kam dhe një shqetësim tjetër, nëqoftëse merret i mirëqënë fakti që ministria e Arsimit nuk ka kushtuar vëmendjen e duhur, ska fuqi, ska potenciale, për të menaxhuar siç duhet arsimin profesional, pse ministria e Mirëqënies e cila merret edhe me jetimët, edhe me azilet, edhe me pensionet, edhe me rininë, edhe me sigurimet shoqërore, ka mundësinë dhe kohën e duhur për tiu kushtuar arsimit profesional?Dyshoj se mund ta bëjë këtë gjë me nje mori punësh që ajo duhet të merret cdo gjë. Minsitri Mirëqënies thotë se është praktikë ndërkombëtare. Nuk e di nëse është e tillë, por edhe nese është e tillë jam i bindur që asnjë vend nuk e copëton sistemin e tij arsimor, i cili mbetet unitar edhe me kushtetutë dhe është ministria e Srsimit përgjegjëse për të bërë politikat e domosdoshme për arsimin. Besoj që është një eksperiment dhe kam frikë se është i nxituar.Ndoshta mund të jap rezultatet e duhura, por askush nga ju që mund të ketë një fëmijë në një shkollë të mesme, apo pedagogjike profesionale nuk besoj se do ishte i gatshëm të merrte një diplomë ku shkruhej ministria e Mirëqënies Sociale. Ministria e Arsimit është në fazën e reformimit, ka marrë disa masa për reformimin e sistemit të mesëm dhe nee demotivojmë në këtë moment.Ne i themi –jo, se ti nuk ke mundësi të reformosh arsimin profesional, është demotivuese sepse duket sikur nuk e reformon dot. Do doja të rishikohet , vota ime do të jetë kundër copëtimit të arsimit të Shqipërisë".