Kroacia si shembull drejt BE. Ambasadori në Tiranë: "Rrugëtimi kërkon përgjegjësi"

Shembulli i mirë i Kroacisë në rrugën e integrimit Europian ka bashkuar sërish mazhorancën dhe opozitën në Tiranë.Por ambasadori kroat në Shqipëri, i ka kujtuar klasës politike se rrugëtimi nuk është i lehtë dhe se pas marrjes së statusit të vendit kandidat përgjegjësia e ligjvënesve bëhet akoma më e lartë.Deklaratat dhe porositë për Shqipërinë erdhën gjatë një ceremonie të zhvilluar në Tiranë me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kroacisë. Në festimet e organizuara nga ambasada kroate morën pjesë personalitete të jetës politike e publike në vend dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.