Shitësja e luleve dëshmitarja e vrasjes së Artan Santos

Tirane- Një shitëse lulesh ka qenë dëshmitarja që ka parë vrasjen e biznesmenit të njohur Artan Santo.Ajo tregon momentin se si kur u dëgjuan të shtënat kalimtarë ishin fshehur dhe se një ditë më parë Santo i kishte blerë tufën e fundit me lule" Nuk di sa persona kanë qenë. E vranë dhe e lanë aty, nuk u sul njeri. Njerëzit u tmerruan u fshehën. Pas të shtënave njerëzit kush e kush të ikte.  Po shkonte në punë. Dje erdhi këtu dhe bleu një tufë me lule" thotë dëshmitarja e tronditur.Biznesmeni i njohur, bashkëpronari dhe drejtori i bankës “Credins” dhe bashkëpronari i medias “Focus Group” u vra mëngjesin sotëm rreth orës 09:00 pranë zyrave të bankës së tij në zonën e Ish Bllokut.Mësohet se dy persona me motor dhe me kokore në kokë qëlluan në drejtim të biznesmenit të njohur në Tiranë, në momentin kur ai ka qenë në trotuar për t iu drejtuar shkallëve të godinës së Bankës Credins.