Lazarat, sekuestrohen 8.8 litra vaj hashashi, 400 kg kanabis dhe 33 armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2014, 14:42
Gjirokastër-Policia ka sekuestruar ditën e sotme 8.8 litra vaj hashashi, 400 kg kanabis dhe 33 armë të ndryshme. Ndërkohë që ditën e djeshme u sekuestrua një sasi prej 5.8 litra vaj hashashi.Sekuestrimi u bë gjatë kontrollit të territorit dhe në ambientë të ndryshme, në kuadër të operacionit me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike.Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 12 automatikë, 5 pushkë, 2 mitrolozë të lehtë, 1 shtrat mitrolozi.Po ashtu janë sekuestruar edhe 13 armë të djegura: 11 automatikë, 1 mitroloz, 1 pistoletë dhe 16.012 fishekë të llojeve të ndryshme.Policia ka sekuestruar edhe 2 pajisje për presimin e lëndës narkotike,9 kallëp tritol, 3 qese me fitil zjarrpërcjellës, 2 granata dhe 1900 kapsolla detonatore,.