VIDEO/Tahiri i PDIU - Ramës: Çfarë ka CEZ më shumë se çështja çame? 5 mln € do dhe ai gjyq

Tirane-Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka thyer bojktin parlamentar të opozitës, për të shfrytëzuar foltoren e parlamentit,  ku një ditë para 70 vjetorit te genocidit cam, i  bëri thirrje  qeverisë që të angazhohet në zgjidhjen e kësaj cështje.Në kuadër të javës çame, një ditë nga 70 vjetori i genocidit çam, një nga deputetët e PDIU-së, Dashamir Tahiri kërkon zgjidhjen kësaj çështjeje."Bashkë jemi në parlament derisa t'i japim zgjidhje çështjes çame, dhe me këtë parlament mendoj se do i jepet zgjidhja e çështjes came. Ça kishte më shumë CEZ që e zgjidhët para ca ditësh. Asgjë nuk kishte, ju dha statusin prandaj dhe e zgjidhët. Ça do më shumë, 5 mln euro do edhe ai gjyqi atje" tha Dashamir Tahiri nga foltorja e kuvendit.Deputetët socialistë së bashku me kryeministri Rama, i cili ishte ulur mes deputetëve qeshën.Thirrje për zgjidhjen e çështjes çame e bëri edhe kreu I PDIU-së Shpëtim Idrizi."Dinjiteti në marrëdhëniet dypalëshe shpërblen më shumë sesa servilizmi , intimidimi apo autocensura . E ka treguar deri më sot sjellja e kësaj mazhorance në marrdhëniet me fqinjin. Ne si PDIU e vlerësojmë në përgjithësi- me ndonjë vërejtje veçanërisht për çështjen e toponimeve, sjelljen e diplomacisë sonë ndaj Greqisë. Por sot ka ardhur koha për konkretësi. Sot ka ardhur koha për reciprocitet.Ndërsa ju ftoj të ngrihemi të gjithë për një minutë heshtje, në nderim të viktimave të pafajshme të genocidit mbi popullsinë çame, unë ju ftoj të reflektoni rreth gjithë atyre hapave, që brenda konventave europiane i kontribuojnë drejtësisë. Një minutë heshtje i nderuar kryetar dhe të nderuar kolegë.Një vit më vonë të dashur miq, unë s'do të mbaj një fjalim kaq të gjatë dhe sensibilizues, por do t'ju prezantoj bilancin e veprave të partisë sonë për të zgjidhur çështjen çame. Me qeverinë, me opozitën, apo dhe vetëm, ne do ta përmbushim amanetin e të parëve tanë." Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet  në kuader të 70 vjetorit te genocidit, ka shpallur javën çame e cila është shtrirë në Shqipëri dhe Kosovë.(Video: Kronika e RTV Ora News)