11 milion lekë faturim, por dy vjet pa ujë, i “ngecet” fatura e pallatit përballë, “Alarm” i jep zgjidhje
Nuk furnizohet me ujë të pijshëm prej dy vitesh, ka një pus në shtëpi, por faturohet me 11 milion e 333 mijë lëkë.Barjam Rrashmanaj, banues në Allias, është faturuar nga Ujësjellës Kanalizime për një faturë që nuk i takon atij por pallatit përballë.Pas horvatjes në institucione, çështjen e ka ç’ndërlikuar Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Parë, të cilët i dhanë të drejtë Rrashmanajt.Por, pas vendimit nga gjykatat, atij duhet t’i vinte uji dhe të ç’faturohej, por ujësjellësi nuk e furnizon pa një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë..Bajram Rrashmanaj denoncon në “Alarm”"Unë quhem Bajram Rrahmanaj, banues në Tiranë, lagjia ‘Allias’, me shtëpi dykatëshe të papërfunduar. Në 23 nëntor të vitit të kaluar erdhi ujësjellësi i ri dhe unë shkova bëra dokumentat për kontratë. Pasi i bëra shkova të paguaj leket dhe më thanë që nuk ma lidhinin ujin sepse je 11 milion e 333 mijë lekë debitor. Pasi iu thash që jam pa librezë, pa ujë në shtëpi, ata mu përgjigjën se në emrin tim është një pallatë 5 katësh ku figuroj unë. U ankova shumë herë, shkova te kryetari i bashkisë për takim dhe nuk munda ta takoj, i çova kërkesë dhe mu përgjigj që nuk është në kompetencen e tyre", tha ai.Më tej, Rrashmanaj tha se furnizohej me ujë vetëm nga një pus i hapur nga vet ai, për të larë dhe gatuar.“Unë kam një pus, s’kam kontratë në shtepinë time. Ujin e pijshëm dhe të gatimit e blejmë, ndërsa për të gatuar dhë për tu larë marrim nga pusi dhe ujin në tualet po ashtu. Që nga nëntori i 2012 në çezmë ka dy vjet që nuk vjen uji nga ujësjellës. Të gjithë komshinjte kanë ujë, vetëm ne jo,” tha ai.Familja me 7 pjestarë, e cila faturohet nga një pallatë 5 katësh pranë shtëpisëPas denoncimit, gazetarja e “Alarm” ka shkuar vet në shtëpinë e tij. Bajram Rrashmanaj i tregon asaj nga taraca, pallatin 5 katësh pranë shtëpisë së tij, nga i cili ka në “kurriz” shumë prej 11 milion lekësh. Një pallat në pronësi të Myftar Cenës.“Nga tarraca e shtëpisë time shihet pallati 5 katësh i zotit Myftar Cena. Pallati është i tjetër kujt dhe faturat kanë ardhur në emrin tim. Për këtë arsye s’kam gjetur zgjidhje dhe i jam drejtuar Gjykatës dy herë”, shton aiHorvatja në Gjykata dhe shpresa tek “Alarm”“ Ata të përmbarimit erdhën të më konfiskojnë shtëpinë pa vendim Gjykate. U detyrova të hap gjyq , të parin e përfundova në 4 prill të vitit të kaluar dhe e fitova ate. Më pas ai i kaloi Gjykatës së Apelit dhe në datë 20 të këtij muaji shkova sërish në Gjykatën e Apelit dhe më thanë sërish që e kam fituar gjyqin. Shkova dhe kërkova lidhjen e ujit dhe ma thanë që nuk njohin vendim gjykate. Njohja bëhet vetëm nëse vjen nga Gjykata e Lartë në formë të prerë, ndaj u detyrova të trokas në derën tuaj. Unë vuaj nga zemra, s’kam lekë për shëndetin tim, por jo t’ju jap atyre lekë kot”, tha ai“Alarm” tek Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, gjen zgjidhjenPas denoncimit, gazetarja e “Alarm” shkon pranë Ujësjellës Kanalizimeve. Pas verifikimeve të kryera, Bajram Rrashmanaj i jepet të drejtë.Alfred Spahiu, zv drejtor i përgjithshëm i UKT tha se pasi të vij vendimi i Apelit, brenda 72 orëve nis furnizmi me ujë të pijshëm.”Siç jeni në dijeni, kjo çështje ka kaluar në dy seanca gjyqësore në dy shkallët e gjyqsorit ,në shkallë të parë dhe Gjykatën e Apelit. Para 5 ditësh ka përfunduar shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apetit dhe ne presim marrjen në form të prerë të vendimit të gjykatës apelit dhe do fillojmë procedurat per lidhjen e ujit kundrejt Barjam Rrahmanaj kundrejt detyrimeve që ka ndaj ujësjellës kanalizimeve për të paguar pikën e lidhjes, detyrimet fninaciare dhe do lidhet uji per këtë qytetar. Besoj se nuk zgjat më shumë se 48 orë, maksimumi do jetë 72 orë”, tha Spahiu.Spahiu: Masë disiplinore për përgjegjësitI pyetur nga gazetarja mbi masat që do merren për faturimin e paligjshëm , ai tha se do merren masa disiplinore për këdo që ka bërë këtë mbifaturim.“Ky është një rast që vlen për tu investuar, për të verifikuar çështjen nga ana e ujësjellësit. Ne do bëjmë verifikimet tona dhe do konkludojmë me masa disiplinore ndaj personave që kanë bërë këtë lloj faturimi Nëse këta punonjës janë punonjës aktual të Ujësjellës Kanalizimit, pasi kjo histori ka filluar para 3 vitesh”, theksoi Spahiu.