Bushati-Besimi: Statusi kandidat i Shqipërisë, strategjik për gjithë rajonin
Tiranë- Si një nga ministrat që u angazhua më tepër në lobimin tek vendet skeptike që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat, kruediplomati, Ditmir Bushati, nuk nguron te deklarojë se ky ishte një vendim i merituar për vendin tonë.“Është një vendim jo thjesht i merituar për Shqipërinë, por është një vendim që unë dua ta lexoj edhe si një vendim strategjik për rajonin, strategjik për balancat etnike në rajon, strategjik për të ardhmen e rajonit”.Duke iu referuar mëdyshjeve që shoqëruan deri në fund votën pro për Shqipërinë nga disa vende, Ministri i Jashtëm çmoi marrjen e vendimit nga shtetet antarëve, larg ndikimi të raporteve bilaterale, apo interesave të caktuara të secilit vend.“Jam i kënaqur gjithashtu se axhenda e zgjerimit dhe rregullat e kodifikuara të axhendës së zgjerimit nuk u ngatërruan me çështje bilaterale”.Kryediplomati, tentoi të joshë edhe më tepër opozitën për bashkëpunim, kur tha se:“E ka vërtetuar shumë mirë e shkuara, e tashmja që ky proces nuk impakton elektoralisht prandaj që mendoj se është e rëndësishme që të shërbejë si një platformë e përbashkët veprimi, jo thjesht retorike për të gjthë ne, për klasën politike shqiptare, pikësëpari për qeverinë që mban përgjegjësinë kryesore dhe peshën kryesore në këtë proces.Deklaratat, Ministri i Jashtëm, i bëri gjatë konferencës së përbashkët me zv.kryeministrin e Maqedonisë për çështjet europiane, Fatmir Besimi.“Lajmi për statusin kandidat të Shqipërisë ishte një lajm që gëzoi të gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë por për të gjithë ne, sepse kishte një mesazh. Strategjia e zgjerimit europiane dhe integrimi të rajonit në BE vazhdon dhe sidomos pas zgjedhjeve të PE, kur kishte dyshime se euroskepticizmi do të dominojë, dhe vlerësojmë se ky koncept i zgjerimit të europës në Ballkanin Perëndimor mbetet interes i përbashkët dhe ky është një lajm i mirë”, tha zv/kryeministri Besimi.Ditën e premte, krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE do të ratifikojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për ti akorduar Shqipërisë statusin e vendit kandidat.