Pronat në Elbasan, në kërkim të dëmshpërblimit për tokën ku kalon rruga e re
Elbasan- Zgjidhja e çështjes së pronave vijon të mbetet një problem jo vetëm për kryeqytetin, por mbarë vendin. Ismail Shabani, qytetar i vjetër i Elbasanit, ka trashëguar një shtëpi nga i ati me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, me përjashtim të hipotekës dhe në të cilën jeton prej rreth 70 vjetësh.Është dashur një projekt i Bashkisë Elbasan, për ndërtimin e një rruge që parashikohet të kalojë nga oborri i shtëpisë së tij, duke zënë rreth 500 metra katrorë truall, që zotëria të gjendet përballë faktit se nuk përfiton dëmshpërblim pasi nuk e ka të regjistruar.Të njëjtën odise kanë kaluar edhe vëllezërit e tij, por ata e morën zgjidhjen përmes procesit të legalizimit përgjatë viteve të demokracisë.Ismail Shabani tregoi në emisionin “Alarm” se në atë periudhë nuk kishte mundësi financiare, dhe u fut në proces legalizimi vetëm në 2013,pas vendimit të qeverisë Rama.Vetë zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Elbasan pohon se nuk rezulton e regjistruar asnjë pasuri e paluatjshme në emër të Sadik Shabanit, babait të Ismailit. Altin Ago, drejtor i hipotekës Elbasan, tha se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nga Bashkia, e cila në bazë të një VKM-je ngre një komision ligjor për verifikim.Por nuk është i një mendje, vetë kreu i bashkisë Qazim Sejdini, i cili teksa deklaron se çështja ësstë kompetencë e zyrës së regjistrimit, pohon se problematika nuk është rast i izoluar pasi më shumë se gjysma e Elbasanit, qytetarët kanë shtëpitë të regjistruara por jo oborret. Sipas tij zgjidhja e vetme është gjykata administrative.Denoncimi nga Ismail ShabaniI jam drejtuar emisionit “Alarm” për të vetmen arsye, jam banor i Elbasanit që nga viti 1949, babai ynë. Ai ka pas jetuar këtu,ka pasur një tokë prej 5000 metra katrorë dhe ne jemi 10 kalamaj. Babai e ka ndarë në një formë të tillë që të mos kishim problem. Babai këtë tokë e ka me vendim gjykate, në ’55, pasi ashtu ishin ligjet në atë kohë. Babai tani ka vdekur, nuk di se çfarë të shpjegoj. Hyri demokracia, u mundova me dokumentat që kishte babai, nuk gjendet e regjistruar. Ka një vendim gjykate tjetër të ’83 dhe prapë këta nuk e njohin. Kam dhe një vendim tjetër të ’95. Këto vendime thonë se kjo banesë është e Ismail Shabanit, i biri i Sadikut. Këtë tokë kush e ka? Kjo nuk del as e shtetit, kjo është tokë e reformës agrare. Kam qenë disa herë tek hipoteka, nuk është e regjistruar. Ka dhe diçka tjetër, në 1962 doli një vendim qeverie se kush do të blejë tokën e vet, ta blesh për së dyti një truall duhet të paguaje 10 000 lekë, 500 metra=10 000 lekë, po në atë kohë 10 000 lekëshi gjë e madhe. Edhe këtë babai e ka blerë dhe nuk del e regjistruar. Po unë ku e gjeta këtë dokument që e mora, tek hipoteka e mora. Edhe vëllezërit e mi u lodhën se nuk e regjistruan dot dhe e bënë me legalizime. Edhe shtëpitë e vjetra që janë 65-vjeçare te legalizohen. Tani çfarë të bëj, iu drejtova legalizimeve. Nga ana eknomike, mund ta kisha bërë dhe më përpara por nuk kisha, se i kisha të vegjël kalamajtë. Unë tani jam futur në legalizim. Tani kam marrë vesh se aty kalon një rrugë. Rruga nuk do pengohet, por mua s’më kanë dhënë asnjë ofertë, të gjithë tjerët marrin lekët. Banesën nuk ma kap, por vetëm truallin 500 metra katrorë. Tani vëllai im merr i ka bërë me legalizim, nuk kam xhelozi, ndërsa unë jo se nuk kisha të ardhura. Tani në 2013 nga një urdhër që nxori Edi Rama futa letrat për legalizim por sërish gjej pengesa. U dha një urdhër nga kryetari i Bashkisë që atyre që u kalojnë vepra publike të bëhen urgjentisht legalizimet, përpara të tjerëve. I vajta drejtorit dhe më tha jo nuk bëhet, atëherë kur të mbarojë rruga atëherë do bëjmë legalizimin e shtëpisë tënde.Drejtori i hipotekës Elbasan, Altin Ago: Zgjidhja në dorë të Bashkisë"Shtetasi Ismail Shabani ka aplikuar pranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajsthme Elbasan në datën 10.12.2013 dhe lidhur me këtë aplikim ka marrë një përgjigje se në këtë zyrë nuk rezulton pasuri e paluatjshme në emër të Sadik Shabanit, babait të tij. I kemi bërë me dije se nëse disponon dokumentacion që lidhet me pronën e tij, leje ndërtimi, vendime gjykate apo dosje kredie ta paraqesë me qëllim që të kryhen procedurat e tjera ligjore që kërkon ligji numër 33 i 2012 për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.Në të kundërt ai mund ti drejtohet bashkisë Elbasan që sipas Këshillit të Ministrave numër 608, dt. 05.09.2012 “për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 10.08.1991 për truallin funksional kur nuk posedon aktet e fitimit të pronësisë për regjistrimin e tyre”. Pra çfarë do të thotë se ka një mundësi që ti drejtohet Bashkisë që ka për detyrim të kryejë procedurën e kërkuar nga VKM."Komisioni ligjor vendos kalimin e pronës dhe truallit në pronësi të zotërisëPranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk disponojmë dokumenta që lidhen me pronësinë e shtetasit Sadik Shabani.Në këto kushte për ato raste kur ka ndërtime të para 1991 për ndërtesën dhe truallin funksional, VKM ka përcaktuar që është Bashkia me një komison të posaçëm për kryerjen e veprimeve ligjore.Reagimi i kreut të Bashkisë Elbasan, Qazim SejdiniKreu i bashkisë thotë se në këtë gjendje është gjithë Elbasani. I kanë shkruajtur në hipotekë shtëpitë, por nuk kanë oborrin. Ai premton se ky problem e ka një zgjidhje. Ndërsa për zotërinë thekson se edhe nëse s’do ti marrë lekët sot, Bashkia i ka në gjendje dhe do t’ia japë sapo të marrë dokumentat.Sejdini: Zyra e regjistrimit të pasurive nuk mund të japë orientime dhe të përcaktojë sesi zgjidhen këto probleme. Në Elbasan nuk ka pëllëmbë pa pronar, edhe zotëria në fjalë është pronar, nëse nuk është pronar i ri është i vjetër, nëse është i vjetër ajo tokë ka një zot, ka një pronar, babain, prindërit, gjyshërit etj. Ky është një problem që i takon zyrës së regjistrimit, megjithatë problemi në fjalë kërkon një zgjidhje. E vetmja zgjidhje është gjykata administrative në Durrës. Zotëria ka aplikuar dhe për legalizim, sepse ka pronë që e ka në pronësi rreth 800 metra katrorë dhe e vetmja zgjidhje është të hedh në gjyq zyrën e legalizimit për të përfituar pronën e vet që ka. Në të njëjtën situatë është gjysma e Elbasanit, sidomos lagjet e vjetra dhe qytetarët e vjetër të cilët kanë oborret e shtëpive të tyre të paregjistruar, kanë shtëpitë por u mungojnë oborret. Fjala ishte se do rregullohej me një VKM, nuk di nëse ka ndonjë VKM ta rregullojë, por nuk ka shanse që të ketë komision bashkia për të ndarë tokat e qytetarëve elbasanas.Bashkia palë tretë në gjyqin administrativUnë do çoj vërtetimin përkatës dhe do kem juristin tim atje që do të them se ky është banor i vjetër i kësaj lagjie. Nuk është anonim, është qytetar i Elbasanit, i regjistruar në gjendje civile, lagje, është i njohur, është banor i vjetër i qytetit të Elbasanit. Jo do ti dal, por e kam për detyrë dhe me ballin e lart. Asgjë e keqe nuk i vjen zotërisë nga Bashkia, përkundrazi dhe për shpronësimin e tokës jam po unë që i them hidhi në gjyq dhe të marrë paratë.Projekti i rrugës, Bashkia disponon fondet për të gjithëFondet janë për të gjithë, janë dhe për ata që do vonojnë në marrjen e pronës së vet. Edhe ata do kalojnë prapë në VKM për ta marrë paratë. Në regjistrat përkatës që i kemi lënë në rezervë e kemi identifikuar si pronë, por deri sa nuk ka dokumenta s’ka si të ndodhë. Të përfitojnë dokumentat dhe ….. Asnjë borxhli nuk do të ketë bashkia e Elbasanit, jo vetëm tek lagjia ku bëhet fjalë por për të gjithë banorët ku kalojnë këto investime.