Ja pritja që Rama i rezervoi, efektivëve të Lazaratit, në Pallatin e Brigadave
Tiranë – Kryeministri Rama ka pritur dhe i ka dhënë dorën, dje, një për një, efektivëve të Policisë së Shtetit dhe forcave speciale, që realizuan operacionin në Lazarat.Rama ka zgjedhur jo më kot Pallatin e Brigadave për të zhvilluar pritjen dhe i vetëm, nuk është lodhur për t’i dhënë dorën, gjithsecilit prej tyre dhe për t’i thënë “Faleminderit!”Më pas, pjesëmarrësit kanë ndjekur në ambientin e jashtëm, dokumentarin që përshkruante ditët e operacionit, pasuar nga fjala e kreut të Policisë Artan Didit dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.Në fjalimin e tij, Kryeministri Rama theksoi që në krye se njerëzit e nderuar të Shqipërisë tani e tutje do të priten në Pallatin e Brigadave dhe të parët që e meritojnë këtë sot, janë pikërisht ata që realizuan operacionin e jashtëzakonshëm në Lazarat.ar.sh/Oranews.tv