Bulqizë, kinezët nisin thellimin e minierës, Gjiknuri kishte vënë bast të mos shkelte atje
Bulqizë – Në minierën e kromit në Bulqizë sot kanë filluar punimet për thellimin e pusit nr.9 nga kompania koncesionare “AlbChrome”, pjesë e Grupit “ Balfin”, që do të investojë në këtë projekt 20 milionë dollarë. Hapja dhe montimi i makinerive e pajisjeve të pusit është marre përsipër nga kompania Wenzhou Mining Co LtdMinistri Gjiknuri, që mori pjesë në hapjen e punimeve përmendi një bast të vjetër se nuk do të shkelte në Bulqizë.“Kisha vënë bast se nuk do të doja të shkelja në Bulqizë, për shkak të imazhit jo të mirë që kishte krijuar, për shkak të mungesës së kontrollit nga shteti dhe zhvillimit kaotik, e mbi të gjitha për faktin se doja që një koncesionar të zbatonte atë që kishte marrë përsipër.Fatkeqësisht, më parë të tjerët dështuan, ndërsa unë thashë se do të vij në Bulqizë kur të vij të shoh se si punohet për pusin nr.9. Realisht, tanimë kjo gjë po ndodh dhe është e vërtetë.Kam kënaqësinë më të madhe që të jem këtu, bashkë me ju, për të festuar një ditë shumë të rëndësishme për kompaninë, për industrinë e kromit dhe për gjithë këtë zonë, e cila jam i bindur se do të përfitojë maksimalisht nga puna në këtë minierë.Jo më kot, dhe zoti Veliaj është këtu me mua, pasi hapja e industrisë së kromit jo vetëm sjell investimet e nevojshme, mbi 20 milionë dollarë që përfshijnë dhe traverbangun e Klosit apo ringjalljen e fabrikave që lidhen me këtë zinxhir prodhimi, por mbi të gjitha krijon punësim," - theksoi Gjiknuri.Me përfundimin dhe vënien në punë të pusit nr.9 bëhet e mundur marrja e rezervave të rëndësishme të mineralit të kromit në thellësi të minierës, në sasi prej rreth 2.126.800 ton, me përmbajtje prej 43.5 % Cr2O3.Pusi nr.9 ka një gjatësi prej 600 m, duke filluar nga niveli +420 m e përfunduar në nivelin -180 m. Kompania Wenzhou Mining Co Ltddo të angazhoje një personel prej 70 punonjësish dhe punimet do të përfundojnë për një periudhë 20 muaj e gjysme.ar.sh/Oranews.tv