Ryshfet për dhënien e targave, në pranga 3 punonjës të Drejtorisë së Transportit

Tiranë- Dy punonjës të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë.Ndalimi i i tyre është bërë në orët e mbrëmjes së 25 qershorit, ndërsa të arrestuar janë shtetasit Kastriot Ruci, Adrian Shehu e Feride Kadeshi.Tre punonjësit e Drejtorisë së Transportit akuzohen se kërkonin ryshfet për dhënien e targave për automjetet kundrejt një përfitimi nga 50 mijë lekë deri në 80 mijë lekë.Në cilësinë e provës materiale përgjatë arrestimit iu sekuestruan  200 mijë lekë dhe 500 euro.Ky hetim është ndjekur me metoda proaktive  ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Ndërkaq materialet lidhur me të ndaluarit i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.