FOTOLAJM/ Tiranë, pastrueset flenë në lulishte, ëndërrojnë për statusin

Tiranë – Ky grumbull njerëzish “portokalli” që flenë në lulishten pranë Kryeministrisë, nuk është tjetër përveçse “stafi” i Ndërmarrjes së Pastrimit të Tiranës.Pasi janë lodhur tërë ditën nga puna dhe vapa, ata janë shtrirë për t’u çlodhur si “staf” në lulishten kryesore të Tiranës, fare afër Kryeministrisë apo selisë së asaj Qeverie që jo më larg se dje, mori premtimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ka mundësi të jenë duke ëndërruar për statusin.Bashkë me reformën në drejtësi, që e ka vënë prioritet, Qeveria shqiptare do të duhet të “reformojë” kulturën qytetare, veçanërisht të punëtorëve që paguhen nga buxheti i shtetit.ar.sh/Oranews.tv