Terminali, këshilltarët e majtë shtyjnë votimin, debate mes Dibrës dhe Salianjit
Tiranë-Të majtët në këshillin e Bashkisë së Tiranës nuk i kanë dhënë bekimin projektit të terminalit të pasagjerëve, duke e shtyrë votimin e tij në një afat të pacaktuar. Në këtë mënyrë Këshilli Bashkiak pritet të autorizojë Bashkinë e Tiranës për nisjen e procedurave të koncesionit në një nga mbledhjet e ardhshme.Të majtët shprehën qëndrimin se kërkojnë shtyrjen e këtij prjektvendimi për tu njohur më shumë me të. Ndërkaq këshilltarët e djathtë e cilësuan një tentativë pa finesë shtyrjen e vendimit. Sipas tyre sa kohë gjykatat njohën buxhetin, juridikisht projekti është në rregull.Mbledhjes nuk i kanë munguar dhe tensionet, ku Gazmend Dibra i Partisë Demokratike dhe Eridian Salianji i Partisë Socialiste, kanë shkuar deri në deklarata fyese ndaj njëri-tjetrit pas qëndrimit të këshilltarëve të majtë për të shtyrë votimin.“Anjë jurist, tullac, apo me flokë nuk ka moralin të pengojë terminalin e pasagjerëve” i është drejtuar Dibra.“Ti je hajdut, nuk mund të të besosh ty. Ti ke blerë vendin që je aty me shantazh” i është kundërpërgjigjur Salianji.Në nisje te mbledhjes, nën.kryetari i Bashkisë, Eno Bozdo, vlerësoi projektin si një nga projektet më të rëndësishme të Bashkisë.“Ky projektvendim është ndër projektvendimet më të rëndësishme që bashkia e Tiarnës propozon sot për miratim në Këshillin bashkiak. Pas një granti të akorduar nga qeveria italiane, bashkia e Tiarnës ka punuar prej 18 muajsh në bashkëpunim tëngushtë me konsulentët për të paraqitur në formën përfundimtare këtë projekt. Bëhet fjalë për ndërtimin me anët të partneritetit publik-privat të terminalit të transportit publik në Tiranë, me një truall prej 85 000 m2 të vendosur në hyrje apo dalje të Tiranës. Bashkia e Tiranës e ka prezantuar dje para publikut këtë vepër shumë të rëndësishme që ka të bëjë me infrastrukturën e ardhshme, e projekton Tiranën si metropol të dekadave që do vijnë, rregullon në mënyrë të ndjeshme trasnportin public në Tiranë, ka një ndikim dhe në ekonominë e qytetit dhe në mjedis” tha ai.Bozdo tha më tej se me terminalin i jepen shumë zgjidhje kryeqytetit, ndërsa deklaroi se vitin e ardhshëm pritet të hidhet dhe guri i parë i ndërtimit.“Besoj se i japim një zgjidhje qytetit dhe pa kosto. Një zgjidhje të shpejtë të nivelit shumë të lartë që ka shumë dimensione, jo vetë çëshjta e trafikut, por ndikimi mjedisor dhe ndikimit në ekonominë e qytetit. E gjithë kjo propozohet para këshillit për të marrë miratimin dhe shpresojmë se do ta kemi miratimin që edhe kjo vepër që nuk ndërtohet sot, ka një kohë ndërtimi. Shpresojmë që vitin tjetër të hidhet guri i parë i ndërtimit, është zgjidhje e qëndrueshme për Tiranën e dekadës që vjen”tha ai, duke shtuar se ligji i ri ka një klauzolë tranzitore.Mbledhja vijoi me prezantimin e projektit, e konceptuar në tre pjesë. Fillimisht këshilltarët u njohën me studimin e fizibilitetit, anën teknike. Në vijim këshilltarët u njohen me ndikimin e tij në mjedis si dhe me disa të dhëna të rëndësishme, indikatorë e tregues financiarë që tregonin se projekti është i gatshëm që ti ofrohet tregut dhe të gjendet zhvilluesi privat.Projekti ka marrë përkrahjen e këshilltarit të LSI, Shezai Rrogaj. Ai deklaroi se Tirana ka nevojë për terminal. “Nëse s’ka probleme juridike e mbështesim projektin”.Eridian Salianji nga grupi i këshilltarëve të PS tha se duhet te ecet me ligjin e ri për koncesionet, pasi i vjetri ka shumë burokraci.Nderkaq Genti Gazheli kërkoi shtyrjen e miratimit të projektit për terminalin, pasi sipas tij ka probleme juridike.“ Kemi nevojë për konsultime mbi këtë projekt ”.Por për Kosovrastin nga të djathtët, gjykatat njohën buxhetin dhe juridikisht bashkia është në rregull me projektin.Stacioni i ri i trenit, i autobusëve inter-urban do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 85 000 m2 e cila do të jetë qendër multi funksionale me të gjitha shërbimet tregtare, operacionale dhe administrative.Ky terminal do të mbulojë gjithë trafikun inter-urban të Shqipërisë veriore, perëndimore dhe jug-perëndimore, e cila zë mbi 75% të fluksit të udhëtarëve. Ky investim do të jetë financim i një prej bankave ndërkombëtare. Kohëzgjatja e zbatimit është parashikuar për 36 muaj.