Lushnje, xhaxhai vret nipin për motive pronësie
Lushnjë –Një 42 vjeçar është gjetur dje i vrarë me mjete të forta dhe i hedhur në kanal.Viktima Taulant Daka, është gjetur nga kalimtarë të rastit në arat e fshatit Plug, të cilët kanë bërë menjëherë njoftimin në polici.Sot është arrestuar Kujtim Daka, i cili është xhaxhai i viktimës, Taulant Daka 42 vjec.Sipas bluve, 54 vjecari ka vrarë nipin e tij për cështje pronësie.Ai është zbuluar pas marrjes në pyetje të tij dhe të banorëve të Plugut, prej nga ishte dhe viktima, dhe është arrestuar nga policia.Burime nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta dhe për pasojë ka humbur jetën.Mbi këtë dyshim u shoqëruan dhe u morën në pyetje dy gratë e para të viktimës, si edhe bashkëfshatarë të tij të cilët kanë qenë duke punuar nëpër ara në momentin që u zbulua trupi i pajetë i 42-vjeçarit, ndërsa nuk ka ende një person të ndaluar për vrasjen.ar.sh/Oranews.tv