Shkupi feston ndërrimin e viteve, fëmija i parë mashkull

Moti i ftohtë nuk i pengoi qytetarët e shumtë të moshave të ndryshme të dalin dhe të festojnë ndërrimin e mot-moteve në kryeqendër.Fëmijë, të rinj e të moshuar kishin dalë në sheshin ‘Maqedonia’ për të numëruar sekondat e fundit të vitit të vjetër, dhe pritjen me hare të vitit të ri.Edhe këtë vit qyteti i Shkupit në bashkëpunim me T-Home u kujdesën për atmosferën festive duke siguruar një numër të madh artistësh nga estrada e vendit si Adelina Tahiri, grupi Nokaut, Dani, Beni, Tamara Todevska, Robert Zasdov dhe të tjerë..Shënimi i orës 24 në mesnatë u shoqërua me një numër të madh fishekzjarrësh e cila tashmë është shndërruar në traditë.Argëtimi në kryeqendër zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Ndërsa sot, kryeqendra ishte e boshatisur. Fatmirësisht, mbetjet e rrëmujës së djeshme ishin pastruar, menjëherë pas shpërndarjes së qytetarëve.Ndërkaq foshnja e parë mashkull e vitit 2013 ishte befasi pothuajse për të gjithë për shkakun se ishte fëmija i tetë për familjen Smilevski nga Shkupi. Ai është fëmija i gjashtë mashkull në familje ndërkohë që shoqërohet edhe nga dy motrat e tij. Nëna Jasmina Smilevska shprehet e gëzuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tetë duke zbuluar se emri i tij do të jetë Filip.Fëmija i pare i këtij viti në Maqedoni, peshonte 4 kg e 300 gram, dhe i gjatë 54 centimetra. Ai jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve lokal dhe ministrave, por edhe të vetë kryeministrit Niko