Konflikti për emrin, Nimic me 8 dhe 9 janar në Shkup e Athinë

Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit, Metju Nimic më 8 dhe 9 janar do të jetë për vizitë në Shkup dhe Athinë.Nimic mbërrin në këtë turne, për një përpjekje të re për shprehjen e propozimeve dhe gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit midis palës greke dhe maqedonase.Por, analistët dhe ekspertët theksojnë se vizita do të jetë pa rezultate, për shkak të situatës së krijuar në Maqedoni dhe konfliktit të ashpër midis partive politike.“Maqedonia është e gjunjëzuar, sepse asnjëherë nuk kemi qenë më të konfiktuar në planin politik dhe nuk ka atmosferë për dialog shoqëror dhe konsensus eventual. Si një diplomat me përvojë, Nimic mund të anulojë dhe shtyjë vizitën”, ka deklaruar analistja dhe profesorja universitare Biljana Vankovska.Edhe analisti grek Jorgos Papadakis ka vlerësuar se nuk do të ketë ndonjë rezultat rreth kësaj vizite, për shkak të situatës së krijuar në Shkup dhe afrimit të zgjedhjeve. Nimic mund të ketë propozim, por ai nuk do të jetë i tipit “merre apo lëre”.