Lazarat, arsenal armësh gjenden në lumin Drino, 27 të arrestuar

Policia ka gjetur mëngjesin e sotëm një arsenal armësht të hedhura në zonën e lumit Drino në Gjrokastër. Sipas burimeve të policisë armët ishin fshehur pranë varrezave publike të qytetit dhe mendohet se një pjesë të jenë hedhur në lumë nga banorët e Lazaratit. Armatimi i gjetur është i llojit të rëndë si Mitrolozë të rëndë, murtaja, granatëhedhës, granata, fishekë, predha murtaje, etj. Aktualisht në vendngjarje 2 grupe hetimore po kryejnë vepriemt procedurale dhe hetimore.