Londra: Po statusit të Shqipërisë, por kërcënon me veto kundër zgjerimit BE
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit, Britania, e cilësuar, si një nga shtetet më skeptike për të votuar pozitivisht dhjetorin e kaluar, ka deklaruar se nuk do të lejoje që Shqiperia të bëhet pjesë e unionit, nëse Europa nuk forcon kontrollet e levizjes së lirë.Sipas britanikes "The Telegraf", Devid Kameron do të heqë dorë nga kundërshtimi i tij për kandidaturën e Shqiperise për status, në takimin me homologet e tij te BE-së të premten në Bruksel.Siç shkruan gazeta angleze, dhjetorin e kaluar, kryeministri premtoi se do të bllokonte statusin e Shqiperisë, derisa BE-ja të ndryshonte rregullat duke vendosur kufizime tranzitore në lëvizjen e lirë për anëtarët e rinj për një periudhë më të gjatë sesa shtatë vjet, që është aktualisht. Por duke ndryshuar qëndrim, Kameron e ka mbeshtetur kandidaturën e Shqipërisë, me shpresen se procesi i anëtarësimit do ta ndihmojë qeverinë shqiptare të përshpejtoje reformat dhe të pastrojë korrupsionit, ndërsa Britania ruan të drejtën e vetos për të mos e lejuar që Shqipëria të bëhet pjesë e unionit brenda 20 viteve të ardhshme.Kryeministri mendon se çdo anëtarësim në të ardhmen duhet t’i nënshtrohet rregullave të reja me strikte të lëvizjes.“Ky nuk është një vendim për anëtarësimin. Këto janë negociata dhe nganjëherë raste të tilla kaneë kërkuar dekada. Çdo vendim final, në fundin e mundshëm të proçesit të anëtarësimit, do të kërkojë unanimitet. Duhet te forcohen kontrollet për lëvizjen e lirë. Nese kjo nuk ndodh, ne nuk do të pranojme asnjë anetar te ri ne BE," është shprehur zëdhënësi i Doëning Strett, i cituar nga mediat britanike.Përpara nisjes së bisedimeve për anëtarësim, BE-ja i ka vendosur Shqiperisë 5 kushte kryesore, ndërkohë që sipas mediave britanike, vendi aty duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të adresuar çështjen e kërkesave të pabazuara për azil të shtetasve shqiptare ne Britani.