Raunig: Parlamenti të zgjedhë dhe emërojë anëtarët e AMA dhe RTSH

OSBE ka nxitur deputetët e Parlamentit shqiptar që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur ngërcin në AMA dhe RTSH. Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig e ka bërë këtë thirrje në tryezën e organizuar për tenderat dhe reklamat në media. Sipas tij vendet vakante në këto dy isntitucione duhet të plotësohen nga persona me integritet dhe pa ndikim partiak.“Po përfitoj nga rasti për të nxitur parlamentarët shqiptarë që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të zgjedhin e emërojnë anëtarët e strukturave qeverisëse të AMA-s dhe RTSH-së. Në këtë proces, duhet të mbizotërojë interesi publik mbi interesat e ngushtë partiakë. Këto vende vakante duhet të plotësohen me persona të cilët karakterizohen nga integriteti, aftësia, dhe bashkëpunimi”, tha në fjalën e tij Raunig.Ruanig ka shprehur edhe mbështetjne e OSBE në këtë proçes“OSBE-ja do t’i monitorojë nga afër këto procese. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias po planifikon të kryejë një studim të thelluar të këtyre çështjeve, veçanërisht për rajonin e Evropës juglindore. Shpresojmë që, në këtë kohë vitin e ardhshëm, të kemi disa gjetje dhe rekomandime konkrete për qeveritë, duke iu referuar praktikave më të mira ndërkombëtare. Jemi në pritje të një bashkëpunimi të ngushtë me ju mbi këto çështje.“Raunig: Biznes-politikë- pronar mediash, trekëndësh problematikDuke u ndaluar në pavarësinë e medias nga politika, ambasadori i OSBE e ka vendosur median në një pozicion të vështirë, mes politikës dhe biznesit.“Instrumentalizimi i medias përmes reklamave dhe prokurimeve publike mbetet një çështje e rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Të gjitha analizat përkatëse dhe puna kërkimore ndërkombëtare mbi mjedisin e medias shqiptare, vënë në dukje trekëndëshin problematik të biznesit, politikës, dhe pronarëve të mediave. Ose, siç shprehet edhe një studim i Institutit Shqiptar të Medias – mediat gjenden në mes të një sanduiçi midis politikës dhe biznesit. Kjo na drejton te çështja e ndër-subvencionimit të mediave nga bizneset e tjera të pronarëve të tyre, te marrëdhëniet e pronarëve të mediave me politikën, dyshimet për reklama shtetërore të shpërndara politikisht, dhe te klientalizmi i medias.“3 aksiomat në lidhje me medianSipas ambasadorit të OSBE media dhe gazetarët duhet të jenë të pavarur nga subjekti ku punojnë, duhet të jenë besnikë ndaj qytetarëve dhe media duhet të jetë e qëndrueshme financiarisht dhe ekonomisht, sepse në këtë mënyrë i rezistojnë presioneve. Raunig i ka quajtur këto tre aksioma që janë të lidhura me median dhe raportin që ato kanë me biznesin apo politikën."Më lejoni të theksoj tre aksioma kryesore në lidhje me median dhe se si lidhen me këtë temë:Së pari – Media dhe gazetarët duhet të qëndrojnë të pavarur nga subjektet që janë në fushën e mbulimit të tyre.Së dyti – Besnikëria e gazetarëve duhet të drejtohet në radhë të parë ndaj qytetarëve. Media duhet të shërbejë si monitoruese e pavarur e pushtetit.Së treti – Vetëm një media e qëndrueshme financiarisht dhe ekonomikisht mund t’u rezistojë presioneve që vijnë nga drejtime të ndryshme të shoqërisë.Raunig: Media duhet te lehtësojë proçesin zgjedhor"Media në një shoqëri demokratike duhet të lehtësojë procesin zgjedhor në mënyrë të paanshme dhe neutrale.Në disa raste, përmbajtja e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat e subvencionuara nga shteti, mund të jetë problematike. Kjo mund të ndodhë në mënyrë të veçantë para, gjatë, dhe pas zgjedhjeve."