Berat, përmbyset traktori, vdes 6 vjeçarja, plagoset gjyshi
BERAT- Duhej të ishin ditë të bukura pushimesh në familjen e gjyshit të saj, por një aksident tragjik i mori jetën vogëlushes 6 vjeçarja F.P.Mëngjesin e sotëm e vogla ishte nisur me gjyshin drejt arës por zetori me të cilën rrëshqiti si pasojë e lagështirës.E mitura ishte së bashku me gjyshin, 58 vjeçarin Musa Halili, i cili drejtonte zetorin dhe që në këtë aksident u plagos.Gjatë rrugës në një rëpirë mjeti mësohet të jetë rrëzuar duke i shkaktuar vdekjen vogëlushes, ndërkohë që gjyshi i saj ka pësuar fraktura të lehta.Ngjarja ndodhi në fshatin Shegjëz, në komunën Lumas, ku vajza kishte shkuar tek gjyshërit e saj.Në vendin e ngjarjes mbërritën më pas eksprtë të policisë, të cilët e klasifikuan ngjarjen si aksidentale.Trupi i pajetë i vogëlushes mbërriti më pas në morgun e spitalit të Beratit, ku janë kryer hetimet e rastit, ndëkohë që gjyshi ndodhet nën kujdesin e mjekëve.