Lazarat, arsenal armësh gjenden në lumin Drino, 27 të arrestuar
Gjirokastër - Policia e Shtetit ka kontrolluar sot 73 banesa në komunën e Lazaratit, duke zbuluar sasi më të vogla lëndësh narkotike dhe sasi më të mëdha armatimi.Sot u sekuestruan 3 litra vaj hashashi dhe 5 kg kanabis, 1 pajisje për presim dhe një tjetër për tharjen e kanabisit si dhe u kapën 14 automatikë e pushkë, 1 granatahedhës, 5 pistoleta, 1 çifte, tritol, kapsolla, 4799 fishekë, krehëra me fishekë etj. Dy arsenalë me armë janë gjetur sot nga policia gjatë aksionit në Lazarat. Një sasi e konsiderueshme armatimi e municioni u zbulua buzë lumit Drino, poshtë varrezave të reja të qytetit Gjrokastër.Ndërkohë nje tjeter arsenal armesh u zbulua nga forcat e policise tek perroi tek teleferiku ne Lazarat, ku jane gjetur rreth 15 arme zjarri te llojeve te ndryshme dhe municion.Armatimi i gjetur është i llojit të rëndë si Mitrolozë të rëndë, murtaja, granatëhedhës, granata, fishekë, predha murtaje, etj. Aktualisht në vendngjarje 2 grupe hetimore po kryejnë vepriemt procedurale dhe hetimore.Arsenali i gjetur nga policia- 3 mortaja- 2 mitrolozë të rëndë- 16 arka me predha murtaje, ku u gjetën 160 copë predha murtaje- 10 arka me predha granatëhedhësi, ku u gjetën 40 copë predha granathedhësi- 1 arkë me granata dore, ku u gjetën 40 copë granata- 2 arka me mina kundër këmbësorisë, gjithsej 19 copë- 2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndëShkon në 27 numri i personave të arrestuarNdërkohë gjatë ditës së sotme, policia arrestoi Vangjel Tulen nga Lazarati, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 17 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 46 kg, 14 granata mbrojtëse, 4 ndezësa të unifikuar, si dhe një kuti tjetër me ndezësa të unifikuar.Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 27 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.Në video pamjet pa koment të operacionit të policisëex/oranews online/