Denoncimi në "Alarm" i ushtarakut: Na kërkojnë në front por s'na japin dietat
Tirane- Ushtria shqiptare, pjesë e NATO-s edhe pse thirren kudo ku është rreziku dhe nevoja: Në raste zjarri, përmbytje apo pastrim plazhesh, ndihen më të diskriminuar.Një pjesëtar i FA-së denoncoi në telefon për emisionin “Alarm” shqetësimin jo vetëm të atij por dhe të shumë ushtarakëve se e kanë të pamundur që me të ardhurat e marra nga paga mujore të përballojnë jetesën por edhe shërbimet që lidhen me punën , (ushqim e transport) të cilat aktualisht i paguajnë nga xhepat e veta.Prej gati një viti ushtarët nuk marrin trajtimin ushqimor, të hequr me vendim të qeverisë Berisha. Ministria e Mbrojtjes thotë se po e shqyrton një vendim të tillë, por gjatë kësaj kohe ushtarët trajtohen vetëm me një vakt ushqimor në mencë i cili sigurohet vetëm për ata që kanë shërbime larg.Telefonata e mbërritur këto ditë në emisionin “Alarm” nga reparti 1030 Poshnje Berat tregon gjëndjen e vështirë të jetesës së ushtarakëve të cilët nga njëra anë ndihen të frikësuar për të denoncuar dhe nga ana tjetër të pafuqishëm për të vijuar me këtë situatë.“Kudo në punën e shtetit merret kjo lloj diete, vetem te ne jo. Ne jemi të vetmit që nuk ngremë dot zërin sepse ushtria nuk e ka të drejtën të ngrejë zërin.” Thotë denoncuesi duke i bërë thirrje ministres të reagojë.Por ky denoncim nuk është i pari edhe në mars të 2014 në redaksi kanë ardhur dhe të tjera denoncime, ndërsa ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë reagim
(Momenti kur gazetarja Arjan Loçe flet me denoncuesin)Denoncimi ne "Alarm" i anëtari i F.A i repartit 1030, Poshnje Berat“Flas në emrin tim personalisht, por dhe të shokëve të mi, sepse është problem i të gjithëve ne që trajtohemi me tre vakte ushqim. Për një kohë që nga dhjetori i këtij viti dhe deri në mars u hoq mensa dhe ne kemi ngrënë bukë nga lekët tona. Erdhri urdhri i dytë që do vendoset mensa, sikur u gëzuam disi. Urdhri erdhi në 30 mars, por asgjë nuk ndryshoi. Të nesërmen nuk na u dha sqarim, as personel. Na thanë: ju që jeni larg, me rregullore ju takonte 3 vakte, po do hani vetëm një vakt, vetëm drekën. Gjatë bisedës telefonike, anëtari i F.A tha se ne nuk e ngrëmë dot zërin, pasi sipas tij usharët nuk e gëzojnë këtë të drejtë.“Kemi vajtur te personeli jemi interesuar, një thotë s’dimë gjë, një thotë është me urdhër, por edhe të jetë me urdhër, kjo nuk është normale pasi janë lek që na takojnë. Jemi trajtuar kaq kohë me ato lek. Jemi bërë si ato të komunales, kur bëjmë muhabet me njeri tjetrin, s’po e përballojmë dot më, i bie të lëmë punën. Unë e ngre si problem se është një padrejtësi që kudo në punën e shtetit merret kjo lloj diete, vetem te ne jo. Ne jemi të vetmit që nuk ngremë dot zërin sepse ushtria nuk e ka të drejtën të ngrejë zërin. Na është bërë një punë monotonte, nuk i dilet, ne jemi larg. Kur vjen puna për kushtrimet, thotë 'gjej mundësinë ku të duash'. Po ku ta gjej unë mundësinë me 300 mijë lek që marim ne, që të vij unë nga fundi dynjasë. Me çfarë të vij, shteti s’mi jep ato lek, mua smë dalin lekët deri në fund të muajit. Plus kur fillojnë zjarret, marrin në telefon dhe të thonë, “çohu nga ana e anës çohu hajde”. S’te jep as lek rruge, as lek ore shtesë, siç i mer policia, vetëm neve, se na kanë poshtë këmbëve, e kemi ngritur si problem mijëra herë, por asnjë se vë “ujn në zjarrë” vijon denoncimi."Alarm" në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk merr përgjigje nga askushPas regjistrimit të telefonatës nga ushtari në Poshnje, gazetarja shkoi në Ministrinë e Mbrojtjes, por asnjë komunikim nuk është bërë i munduar nga zyra e shtypit dhe këshilltari i Kodhelit. Pamundësia e gazetarit për tu futur në këtë institucion, i detyron ata të çojnë një kërkese me shkrim për përgjigje, deri në zgjidhje të hallit të tyre.Por ky nuk ishte denoncimi i vetëm. Një tjetër u bë në mars 2014Më 3 mars 2014 një tjetër denoncim u bë publik në “Alarm” nga një grup ushtarakësh nga Zall Herri, pas vendimit të këshillit të ministrave në 7 gusht të 2013, për heqjen e ushqimit për ushtarakët. Atëherë minmistria e Mbrojtjes u shpreh se do të rishikonte vendimin.“Që nga 1 janari i 2014 që na është ndërprerë trajtimi ushqimor që na takonte me ligj, me një vendim të këshillit të ministrave. Nuk e di se si por ne kemi për të bërë stërvitje, duhet të shkojmë nëpër misione dhe shteti na heq bukën. Ne mernim edhe lek edhe ushqim, tani tani na u hoq dhe ushqimi edhe lekët që merrnim. Ne marim bukë me vete, me qese, dy kremvice nje veze icik djathë”, tha përfaqësuesi i Forcave special në Zallherr.Reagimi i atëhershëm nga zyra e Ministrisë së Mbrojtjes“Siç jeni në dijeni qeveria e mëparshme ka nxjerrë vendimin Nr 668 datë 7-8-2013 të vitit të shkuar i cili hiqte të drejtën forcave të armatosura të merrnin paratë e ushqimit të tyre sipas kategorive. Për Ministrinë e Mbrojtjes në buxhetin e vitit 2013, nuk janë përfshirë fonde me destinacion ushqimin e ushtarakëve të thirrur në stërvitje. Pra, jemi në kushtet që pavarësisht se vendimi është marrë në muajin Gusht dhe ky vendim i hiqte pagesën kesh, askush nuk i ka marrë këto para sepse paratë mungojnë në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitit e shkuar, por gjithashtu nuk janë trajtuar as me ushqim. Qeveria e re e ka renditur këtë çështje ndër më të rendësishmet dhe po mban në vëmendje të vazhdueshme. Në këto moment F.A trajtohet me ushqim me 1.2 ose 3 vakte, bazuar në tabelën e kërkesave të ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i F.A. nga ana e M.M janë përgatitur aktet nënligjore që forcojnë kushtet e trajtimit të ushtarakëve me ushqim, kur ato thirren në stërvitje, fushim apo shërbim”.(Video: Emisionin e plotë “Alarm”)ek/oranews/online