Spitali Lezhë masa për sezonin veror, gati për t`iu përgjigjur fluksit
Lezhë - Paisjet spitalore janë në funksion të plotë, furnizimi me ilaçe nuk përbën shqetësim dhe mjekët janë të gjithë të dubluar.Spitali Rajonal i Lezhës është gati për t`iu përgjigjur çdo fluksi gjatë stinës së verës. Shërbimi shëndetësor do të jetë i shtrirë edhe pranë zonave turistike.Masat janë prezantuar nga drejtori i spitalit të Lezhës, Nevruz Bare.“Spitali rajonal i Lezhës ka marrë të gjitha masat, duke filluar me stafin mjekësor, i cili dublon shërbimet në rastin e sezonit turistik, ku ka një shtim të turistëve të ardhur. Kemi marrë për gatishmërinë e aparaturave për ekzaminimet e pacientëve dhe për furnizimin me medikamente”, u shpreh Nevruz Bare,drejtor i Spitalit Rajonal Lezhë.Për të zgjidhur mungesën e mjekut reanimator në spitalin e Lezhës, Ministria e Shëndetësisë do të komandojë një mjek nga rrethet.Masat për shëndetin e pushuesve janë hartuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik./nzh/oranews online/