Itali, shkatërrohet banda e drogës, arrestohen 26 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Itali-Shkatërrohet banda e trafikimit të drogës dhe në pranga kanë rënë 26 persona nga Tunizia, Shqipëria dhe Italia.Policia italiane realizoi me sukses operacionin në Piza. Kjo organizatë e shpërndarjes së drogës ishte nën hetim prej një viti.Sipas burimeve të policisë italiane banda shpërndante mijëra doza kokainë, heroinë, hashash, fatura e të cilave arrinte vlerën e 30 mijë eurove.Policia italiane thotë se organizata me 26 persona kishte arritur të hidhte ne tregun e brendshëm rreth 200 kilogramë drogë.ex/oranews online/