Greqi, sekuestrohen 986 kg heroinë, arrestohen 14 persona

Një tjetër sasi rekord heroine është sekuestruar nga autoritetet greke. Policia zbuloi një sasi prej 986 kilogramë të lëndës narkotike të fshehur në një magazinë pranë Athinës.Në prangat e policisë kanë rënë 14 persona, të cilët janë anëtarët e ekuipazhit të një anije me flamurin e Togos por që zotërohet nga një biznesmen grek. Bëhet fjalë për biznesmenin e arrestuar një javë më parë, pas sekuestrimit të sasisë prej 1 ton heroine.Sasia e re e herioinës u zbulua në Koropi, rreth 40 kilometër larg Athinës aty ku një javë më parë u gjet edhe sasia e parë e drogës. Sipas burimeve polciore droga do të trasnportohej drej tregjeve europiane duke përdorur rrugët detare.Zyrtarët grekë sekuestruan edhe anijen me flamurin e togos "NOOR ONE". Gjatë kontrollit të imtësisht në mjetin lundrues, grupi hetimor zbuloi ambjente të përshtatura për të fshehur dhe transportuar drogën.Sipas hetuesve, as qentë antidrtogë apo edhe specialistët më të mirë nuk mund të zbulonin vendet sekrerete. Të arrestuarit janë burgosur në portin e Piruet dhe më pas do të dërgohen para gjyaktës.Minsitri grek i transportit detar Varvitsiotis, ndërsa dha detaje te operacionit tha se sekuestrimi i sasisë së drogës ishte një bashkëpunim mes rojës bregdetare dhe policisë. Sipas tij kjo është sasia më e madhe e heroinës e sekuestruar ndonjëherë në Europë, madje edhe në botë.Minsitri dha edhe një mesazh për të gjithë kritikët e Greqisë duke u shprehru se një operacion kaq i suksesshëm do ti zhgënjejë të gjithë. Ai tha se shteti grek ecën me parimet e forta të sigurisë dhe roja bregdetare çdo ditë bën përpjekje për të parandaluar trafiqet dhe për këtë meriton pergëzime.Ne video pamjet pa koment