Plazhi i Shëngjinit, foto para dhe pas pastrimit nga ushtria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2014, 22:00
Ndërsa ka shkuar për të monitoruar situatën në plazhin e Shëngjinit, dje Ministrja e Turizmit, socialistja Englantina Gjermeni, e shoqëruar edhe nga Prefekti Ndrec Dedaj, ka pasur një komunikimin “dhëmb për dhëmb” me demokratin e vjetër, kryekomunarin e Shëngjinit, Salvador Kaçajt.Ky i fundit është përpjekur të mohojë punën e ushtrisë për pastrimin e plazhit. Ai ka tentuar të japë mesazhin se Shëngjini gjithnjë ka qënë i pastër dhe me ujëra të kulluara.Aksioni për pastrimin e vijës bregdetari i ndërmarrë nga ushtria përfshiu dhe plazhin e Shëngjinit. Ja fotot që tregojnë para dhe pas pastrimit të këtij plazhi. Aksioni u ndërmor në maj 2014