Nuk ka fonde për të mbyllur projektet, Bashkia Belsh: Rrezikohet zhvillimi i turizmit në zonë
Edhe pse Bashkia Belsh përfundoi fazën e parë të punimeve në hyrje të qytetit, këto ndërhyje nuk janë përfunduar plotësisht për shkak të mungesës së fondeve.Kreu i Bashkisë Belsh, Asqeri Kuqja, tha se ka nxitur mjaft projekte vetëm për një qëllim zhvillimin e turizmit në Belsh por edhe në zonën e Dumresë.Ai shtoi se investimi me madhor do të jetë ai për qendrën e Belshit, duke paraqitur projektet pranë ministrive përkatëse, por deri me tani nuk është planifikuar asnjë financim për Belshin nga pushteti qëndror.“Pavarsisht se zona e Belshit dhe e Dumresë në përgjithësi, është një nga zonat më të bukura dhe më të veçanta në Shqipëri, duke folur këtu për liqenet karstike, që është një veçori dalluese edhe në Ballkan, në këto 20 vitet e fundit, nuk është se kanë qënë në vemendjen e qeverive që kanë kaluar.Ne jemi bërë shkas për nxitjen e disa projekteve, sidomos në infrastrukrurë, për ti dhënë një shanc Belshit dhe Dumresë në përgjithësi. Ne kemi dorëzuar dokumentat për vitin 2014 sipas rregullave që e kërkojnë aplikimet nëpër ministritë përkatëse. Deri tani nuk kemi planifikuar për të financuar ndonjë projekt” – tha Kuqja.Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, Belshi vuan në total nga mungesa e investimeve.