Aksident në Milot, përplasen 3 mjete një i vdekur dhe dy të plagosur
Milot- Dy aksidente janë shënuar sot në Milot. Një parakalim i gabuar i merr jetën një personi ndërsa 2 të tjerë plagosen mëngjesin e sotëm ndërsa në mesditë nga përplasja e motorit me një makinë u plagos çifti i bashkëshortëve.Aksidenti ku vdiq 30 vjeçariParakalimi i gabuar ky është shkaku, sipas policisë, i akisdentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në ora 07:00 në aksin Milot-Rrëshen, ku u përfshinë 3 automjete.Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të Milotit. Policia bëri të ditur se viktima është Mujo Zeneli, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kujtim Lika 32-vjeç dhe Genc Lika 35-vjeç nga fshati Vinjoll i Kurbinit.Viktima dhe të plagosurit kanë qenë duke lëvizur me një automjet fuoristradë me targa angleze kur janë përplasur me një furgon pasagjerësh dhe një kamion. Përplasja ka qenë e fortë duke dëmtuar plotësisht mjetin fuoristradë, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë mjetin në disa pjesë për të nxjerrë trupin e viktimës dhe të dy të plagosurve.Këta të fundit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku njëri prej tyre mësohet se është në gjendje kritike për jetën.Nga ana tjetër është bërë e ditur se drejtuesi i furgonit dhe i kamionit të cilët u përshinë në këtë aksident nuk kanë marrë dëmtime.Policia rrugore e Kurbinit e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i fuoristrades e cila po lëvizte në drejtim të Milotit.Aksidenti ku u lëndua çifti i bashkëshortëveTjetër aksident është shënur në aksin “Milot- Rubik”mesditën e sotme kur një fuoristradë me targa AA 714 IT goditi një motor ku udhëtonte një çift bsahkëshortësh. Mësohet se ata janë dërguar në spital. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura e Zogut”Segmenti Milot-Skuraj është kthyer në njollë të zezë për shkak të aksidentëve të shumta rrugore të ndodhura në këtë segment, dhe kjo është pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore, çështje problematike që është ngritur disa herë edhe nga Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë Valentin Florini, por asnjë masë nuk është marrë për ta pajisur me sinjalistike këtë aks rrugor.