Lazarat, pas heroinës, sekuestrohet edhe 1.3 kg drogë "çokollatë"

Gjirokastër – Nga dita në ditë po rezulton se Lazarati nuk është vetëm simboli i hashashit, por edhe i drogave të rënda.Njoftimi i fundit i policisë së shtetit flet për sekuestrim të një sasie prej 1.3 kg lëndë narkotike "çokollatë".Një lëndë narkotike kjo jo shumë e dëgjuar në vendin tonë, por burimet e policisë bëjnë të ditur se vlera e saj është shumë më e lartë dhe se heroina dhe kokaina.Kështu, pas sekuestrimit të rreth 8 kg heroinë, policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe një tjetër drogë të fortë siç është lënda narkotike çokollatë.