“JO” drogës, alkoolit dhe duhanit, fushata sensibilizuese në shkolla
Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit dhe Sportit kanë finalizuar me sukses projektin, për sensibilizimin e fëmijëve që t'i thonë "JO" përdorimit të drogës, alkoolit dhe duhanit.Të pranishëm në fushatën sensibilizuese,ku u trajnuan 151 nxënës të moshës 12 dhe 13 vjeç Minstrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla si dhe zv.ministri i Brendshëm , Ilirjan Mustafaraj thanë se një projekt i tillë është cilësuar mjaft produktiv në përgatitjen e fëmijëve, ndaj këtyre fenomeneve tepër shqetësuese për shoqërinë shqiptare."Bashkë me ju, bashkë me bashkëmoshatarët tuaj që nuk ndodhen këtu, bashkë me prindërit tuaj, do të mund të jemi fitues, fitues të vërtetë të luftës kundë drogës, alkoolit dhe duhanit. Atëhere do të kemi kampionë të vërtetë të një ardhmërie krejt ndryshe të jetës tuaj të shëndetshme", tha Nikolla.Nxënësit kanë qëndruar sëbashku për 4 ditë në një kamping në ishull Lezhë, ku kanë marrë edhe informacionet e nevojshme në lidhje me pasojat dhe efektet që droga, alkooli dhe duhani kanë në shoqëri dhe familje.Projekti në fjalë është financuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet programit të Asistencës Policore ICITAP si dhe me mbështetjen tjetër të programit të Suedisë, për "Polcimin në Komunitet".