Thaçi: Qytetarët mos bien pre e provokimeve, barrikadat do të hiqen

Pas situatës së tensionuar në Mitrovicë qeveria e Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të atyre që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.Në një postim në rrjetin social facebook, kryeministri në detyrë Thaçi shkruan se barrikadat mbi lumin Ibër do të hiqen shumë shpejt.“Qeveria e Republikës së Kosovës thërret qytetarët mos të bien pre e provokimeve të atyre që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Për kundërshtuesit e paqes, dialogut dhe integrimit të Kosovës veç vonim ka, se nuk kanë shpëtim nga shtrirja e plotë e rendit, Kushtetutës dhe ligjit në çdo cep te Republikës, në koordinim me bashkësinë ndërkombtare. Barrikadat e reja mbi lumin Ibër do të hiqen shumë shpejtë dhe lëvizja e lirë do të sigurohet sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit”.thaci