Korçë, godinat "fantazëm" që rrezikojnë jetët por dhe prishin bukurinë

Korçë - Dita-ditës qyteti i Korçës po i humbet pak nga pak vlerat e tij arkitekturore , kjo faktohet edhe nga fasadat e shumë godinave në këtë qytet të cilat prej vitesh janë kthyer në godina fantazma, si pasojë e amortizimit të tyre nga koha.Edhe pse jane godina që i perkasin një pronari, të pakten bashkia e qytetit të Korçës, duhet të kishte marrë masa me qellim që këto godina ose të restaurohen ose te prishen perfundimisht.Një fenomen i tillë është kthyer në problem edhe për vetë qytetarët e Korçës ,pasi shumë prej tyre ndodhen shumë pranë rrugës dhe trotuareve ku ata kalojnë dhe shkëputja e ndonjë pjesë të amortizuar nga çatia e këtyre godinave, po rrezikon çdo ditë e më tepër jetën e këtyre banorëve.Nga ana tjetër, këto godina perveçse rrezikojnë jetët e qytetarëve, i ulin shumë vlerat Korçës së kulturës.Perveçse shumë prej këtyre godinave janë të amortizuara dhe të frikshme,dhe gjenden pothuajse në çdo cep të qytetit, duke filluar nga qëndra e për të shkuar më tej në periferi ,shumë prej tyre janë kthyer edhe në banja publike.