Janullatos: Edhe sot ka një përndjekje të fshehtë ndaj besimit. Lutet për statusin
Shkodër - Pas Tiranës, Kisha autoqefale Ortodokse e Shqipërisë ka shenjtëruar katedralen Ortodokse të Shkodrës, "Lindja e Krishtit". Kjo ceremoni e shënuar mblodhi në kryeqëndrën e veriut që në orët e para të mengjesit besimtarë të shumtë dhe autoritete vendore, si dhe deputetë të parlamentit Shqiptar.Mesha e drejtuar nga hirësia e tij, kryepeshkopi Janullatos nisi që në orën 08.00 të mëngjesit, fillimisht me ecjen përreth katedrales, e më pas me bekimin e saj.Duke folur para besimtarëve për këtë moment të shënuar, hirësia e tij Janullatos u ndal fillimisht tek peripecitë që ka patur Kisha Ortodokse për hapjen e saj në Shkod ër, por edhe persekucionin komunist. Ky persekucion sipas Janullatos është prezent edhe sot, por në një formë më të moderuar.“Kujtoj herën e parë kur erdha këtu në këtë qytet, në vitin 1991. Shumë nga të rinjtë ende nuk kishin lindur në atë kohë, ishte koha kur persekutimi ishte aq shumë i ndjeshëm, saqë ishte e pamundur që ne të gjenim se ku kishte qënë dikur kisha në këtë qytet, dhe bëmë shërbesën e parë në një kopësht. Dhe në vitet e tjera nuk patëm përsëri rast që të kishim kishën tonë, duhej të merrnim me qera një sallë kinemaje , që të kryenim aty liturgjinë hyjnore.Dhe ngulëm këmbë gjatë atyre viteve për një bashkjetesë paqësore , të të gjithë komuniteteve fetare këtu në Shqipëri. Besojmë në mënyrë absolute në këtë bashkjetesë. Është një dhuratë e veçantë e Prendisë që me anë të hirit të tij që e jetojmë këtë gjë. Dhe sigurisht çdo vend adhurimi , ashtu si në lutjen që përmendëm, është një port, është një liman për ata persona që ndodhen në një rrugë të vështirë, është një vend ku shërohen shpirtrat, është një strehë për të gjithë ata që e ndjejnë nevojën që kërkojnë të gjejnë streh dhe ngushëllim tek Perendia.Dhe jemi të sigurtë që dhe ky vend i shenjtë këtu në Shkodër do të kthehet në një vend ngushëllimi, në një vend shprese, në një vend lutjeje, në një vend të ripërtëritjes shpirtërore të njeriut, dhe një vend pajtimi, vëllazërimi , që do të kultivojë këto marrëdhënie midis njerëzve dhe familjeve. Por për të krishterët, ky vend është akoma diçka më tepër, diçka më e madhe , është vendi ku kryhet mesha , liturgjia hyjnore.Kjo ditë e sotme e përurimit dhe shenjtërimit të këtij vendi të shenjtë, nuk është thjeshtë një festë panegjerike festive që lidhet thjeshtë me komunitetin tonë, por është edhe një ftesë që i bëhet gjithsecilit prej nesh. Një ftesë për tu ripërtërirë shpirtërisht, ftesë për të gjetur akoma dhe më tepër perendinë.Por edhe në ditët tona, edhe sot është një përndjekje e fshehtë ndaj besimit. Jo në mënyrë zyrtare, por nomeklatura e vjetër nuk i ka menjanuar ato çfarë ka bërë, dhe përsëri përpiqen të vënë pikëpyetje në mes. Dhe ajo që nevojitet nuk është që të kemi vetëm kisha të reja, ajo që duhet të bëjë gjithsecili brenda nesh, të kthehet dhe të bëhet një tempull i shpirtit të shenjtë. Kjo mund të duket si diçka e tepruar , por ajo që kërkohet nga çdo besimtar, të bëhet vetë ai një kishë e shpirtërve të shenjtë”-tha Janullatos.Janullatos dha edhe një mesazh për anëtarësimin në familjen Europiane.“Kjo është lutja që ne japim , që shumë shpejt Shqipëria dhe ligjërisht të jetë Brenda Bashkimit Europian, sepse esencialisht nga vetë ana e kulturës, Shqipëria tashmë është pjesë e kësaj Europe, dhe shpresojmë që Perendia ruan për brezin e ri një epokë tjetër, në të cilën duhet të japim çdo gjë më të mirë të traditës tonë”- u shpreh Janullatos.Sipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën.