Basha pret demokratët amerikanë, denoncon uzurpimin politik të institucioneve

Tiranë – Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot, ish-Guvernatorin dhe ish Kryetarin e Partisë Demokratike të SHBA, Howard Dean si dhe Robert Benjamin, Drejtorin Rajonal të NDI për Europën Lindore.Në bashkëbisedimin me dy politikanët amerikanë, Basha i ka njohur ata me zhvillimet politike në vend, sidomos me vijimesinë e qendrimeve dhe akteve të Qeverisë dhe mazhorancës në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin ligjor.Në veçanti, ai denoncoi uzurpimin politik të institucioneve të pavarura dhe organeve të ruajtjes së rendit nga mazhoranca zhbërjen e administratës profesionale publike dhe zëvëndësimin e saj me militantë partiake, presionin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zhytjen e ekonomisë dhe vendit në një situatë pasigurie juridike, çfare ka rezultuar me rritjen e paprecedentë të krimit dhe trafiqeve, dekurajimin e investitorëve potencialë prestigjiozë nga SHBA dhe vendet e BE-së.Po ashtu, ai njohur Dean dhe Benjamin me zgjedhjet ën PD, të cilat u vlerësuan prej miqve amerikanë si të rëndësishme për riorganizimin e PD si opozita demokratike e Shqipërisë.ar.sh/Oranews.tv