Pasi lundron në Kanionet e Skraparit, Rama: Ja fotot e udhëtimit magjik
Skrapar –Kryeministri Rama ka publikuar sot, albumin e plotë të fotografive të bëra gjatë lundrimit në kanionet e Skraparit sëbashku me kreun e Kuvendit, Ilir Metën.Rama shkruan: "Albumi ekskluziv i një udhëtimi fantastik në dejet e një skulpture milionavjeçare të natyrës shqiptare. E paharrueshme dhe e përsëritshme, lehtësisht pak orë larg Tiranës!"Të shtunën, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duket se ia ka mbushur mendjen edhe Kryeministrit Rama të veshë kostumin e ujit dhe të bëjë “rafting” në kanionet e Skraparit për t'u ndalur pastaj tek Ura e Kasabeshit, një monument kulture i shekullit XVII.Ashtu si edhe ambasadorët e huaj, edhe Kryeministri ka kaluar një fundjavë fantastike gjatë udhëtimit me kanoe përmes ujërave të vrullshme të kanionit, ç’ka duket nga komentet që ai i ka bërë fotografive të kapura në lëvizje e sipër.ar.sh/Oranews.tv