Shpërndahen protestuesit në Mitrovicë, 13 policë të plagosur Jahjaga: BE të gjejë zgjidhje për të hequr barrikadat

Mitrivicë -Trembëdhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 2 gazetarë, dhe 10 qytetarë janë plagosur, gjithashtu edhe dsa makina të djegura. Ky është bilanci i përleshjeve të sotme në urën e Ibrit në Mitrovicë mes policisë dhe protestuesve.Ndërkohë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pasi ka dënuar dhunën e ushtruar ka kërkuar nga BE që të gjejë zgjidhje për heqjen e barrikadave.Lajmi për bilancin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë nga komanda në jugore e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan Europa e Lirë."Po ashtu, si pasojë e përdorimit të mjeteve ndezëse nga protestuesit katër vetura janë djegur, dy të policisë së Kosovës, një e EULEX-it dhe një e UNMIK-ut", ka thënë Zahiti.Deri më tani, Zahiti ka thënë se janë arrestuar të paktën 5 persona.Policia e Kosovës dhe ajo e  EULEX-it kanë  përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar rivendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të qeverisë së Serbisë.Disa persona kanë mbetur të lënduar pas dy shpërthimeve të fuqishme të njëpasnjëshme, pranë urës së Ibrit. Shpërthime të cilat erdhen pas diegies së dy makinave, ku njera prej tyre ishte e EULEX.Ndërkohë qeveria e Kosovës bën thirrje që qytetarët mos bien pre e provokimeve dhe se barrikadat në urën e Ibrit do të hiqen shumë shpejt.Policia e Kosovës pengoi  protestuesit të vinin afër urës së Ibrit.Njësia Speciale gjuajti me gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve.Gazeta Ekspress raporton se protestuesit kanë nisur të shpërndahen pasi u qëlluan me gaz lotësjellës nga policia. Pasi ka filluar të shpërthejë kordoni i policisë, protestuesit kanë qelluar me gurë mbi policinë.Raportohet se një polic ka mbetur i plagosur nga goditjet me gurë të protestuesve.Ndërkohë, Njësia Speciale e EULEX’it dhe KFOR’i janë në gjendje gatishmërie për të mos lejuar depërtimin e protestuesve të ura e Ibri.Ora 18: 45 Jahjaga dënon dhunën në Mitrovicë: BE të gjejë zgjidhje për të larguar barrikadatPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se përdorimi i dhunës në Mitrovicë nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës, përkundrazi vetëm do e përshkallëzon atë dhe jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë veriun e Kosovës.Në një deklaratë Presidentja i bën thirrje “Bashkimit Evropian që përmes angazhimit konkret të gjejë zgjidhje për largimin e barrikadës në urën e lumit Ibër, që ka tensionuar situatën jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën dhe me të cilën dëmtohen proceset e zhvilluara në Bruksel dhe marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.”Presidentja e Kosovës ka kujtuar që kohëve të fundit është takuar me zyrtarë të sigurisë, vendorë e ndërkombëtarë, të cilëve iu ka bërë me dije se “rivendosja e barrikadës në urën e lumit Ibër është e papranueshme dhe nuk i kontribon stabilitetit dhe paqes në vend”.Ora 17:50 Protestuesit në Mitrovicë kanë filluar të shpërndahen, pas përdorimit të plumbave të gomës nga EULEX.Ora 17: 30 Thaçi: Qytetarët mos bien pre e provokimeve, barrikadat do hiqen

“Qeveria e Republikës së Kosovës thërret qytetarët mos të bien pre e provokimeve të atyre që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Për kundërshtuesit e paqes, dialogut dhe integrimit të Kosovës veç vonim ka, se nuk kanë shpëtim nga shtrirja e plotë e rendit, Kushtetutës dhe ligjit në çdo cep te Republikës, në koordinim me bashkësinë ndërkombtare. Barrikadat e reja mbi lumin Ibër do të hiqen shumë shpejtë dhe lëvizja e lirë do të sigurohet sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit”.
Ora 16:15 Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, janë dëgjuar para pak çastesh, si pasojë e shpërthimit të njërit nga automjetet e djegura.Hapësira përreth deri në shumë metra është e pamundur të shihet nga gazi lotësjellës që është përdorur dhe po vazhdon të përdorën ndaj protestuesve.Policia e Kosovës ka arritur që protestuesit ti largojë nga ura përafërsisht deri në 300 metra.Ora 15:20 Protestuesit e mbledhur para urës së Ibrit janë duke brohoritur, shkoni në veri dhe po tentojnë ta thyejnë kordonin e policisë.Për ti parandaluar ata kanë ardhur nga ana tjetër prapa protestuesve Njësia Speciale e pajisur me armë të gjata.kfor  2Aktualisht, rreth 20 pjesëtar të tyre janë duke qëndruar në mes të turmës, derisa janë duke e përcjell situatës.Të gjithë protestuesit janë mbledhur afër urës së Ibrit. Njësia speciale e KFOR po përgatitet për intervenim për ti larguar protestuesit.kfor 3Ata kanë vendor tela gjembues në mënyrë që të mos i lejojë protestuesit të afrohen afër tyre.(Marrë nga Gazeta Express)