Dajti i INUK-ut rinis shembjet në Ujin e Ftohtë, një ditë pas gjyqit që e akuzoi për to

Vlorë – Zyhdi Dajti, kreu i INUK, ka rifilluar sot shembjet dhe spatrimin e bregdetit nga Skela deri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku do të bëhet zgjerimi i rrugës.

Pa pushuar asnjë ditë, që pas vendimit të gjyqit, që u hap ndaj tij për shpërdorim detyre, ai nuk është prononcuar për mediat, por ka vazhduar detyrën e tij.

Më 19 qershor, Gjykata lëshoi një urdhër-arresti për kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti për “shpërdorim detyre” në disa raste të tolerimit të ndërtimeve pa leje dhe shembjes së disa godinave të tjera që ishin me dokumentacion.

Ai u vetëdorëzua në gjykatë dhe më pas u la i lirë me masën "Detyrim paraqitjeje".

Sipas inspektorëve të INUK parashikohet që me këtë aksion të shemben 10 objekte. Ndërsa INUK vijon punën e tij, të prekurit nga këto ndërtime pronar apo qytetarë thonë se nuk po procedohet fare për shpronësimet.

Të irrituar ata thonë se nuk po zbatohet ligji dhe do të kërkojnë deri në fund të kenë një zgjidhje se cfarë do të ndodhë me strehimin apo invetimin e tyre.

E teksa Zyhdi Dajti është në krye të këtij aksioni për këtë objekte disa katëshe, ndaj tij qëndrojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe tejkalim kopetenca, akuza këto që sipas prokurorisë ka bërë që hetimi të nis një muaj më parë, ndërkohë që publikisht prokuroria nuk ka tërhequr akuzat, Dajti tashmë ka rimarrë detyrën.

ar.sh/Oranews.tv