ISIS përparojnë në Irak, rritet pasiguria dhe frika
Qeveria e Irakut po lufton ashpër në një betejë kundër militantëve islamikë dhe do ta kenë vërtet të vështirë. Kështu janë shprehur për BBC, diplomat dhe politikanë në Bagdad.Luftëtarët nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, tashmë të njohur si grupi ISIS, duket se vijojnë të fitojnë terren, pasi kanë arritur të marrin nën kontroll edhe kufirin më Sirinë dhe 2 qytete në veri-perëndim të Irakut, përgjatë të shtunës.Madje sipas diplomatëve dhe politikanëve irakianë por edhe mediave vendase, luftërarët e ISIS duket se janë më të trajnuar, më të pajisur me armatime dhe më me eksperiencë sesa ushtarët irakianë. Sipas BBC dhe korrespondetëve të saj në terren, duket se Bagdadi është pushtuar nga një ndjenjë pesimizmi rreth mënyrës sesi qeveria po lufton kundër militantëve islamik.Të shtunën, zyrtarë në Irak pranuan se ISIS ka arritur të vendosë kontrollin edhe në qytetin Kaim, duke vrarë atje 30 trupa ushtarake pas një betejë të gjatë prej rreth 24 orësh. Rebelët thonë përmes videove në internet se kanë nën kontroll edhe qytetet Rava dhe Aneh, përgjatë lumit Eufrat.Kjo lëvizje sipas ekspërtëve, mund të jetë e rrezikshme pasi një pushtim i qyteteve rreth e përqark lumit, mund të çojë në një sulm në drejtim të Bagdadit, nga ana perëndimore.Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të udhëtojë drejt Irakut, në përpjekje për ti dhënë fund përmes diplomacisë këtij konflikti të dhunshëm, si dhe të qetësojë tensioned mes sekteve e grupeve rivale islamike në vend.