Tiranë, nis Kampionati i Aeronautikës në Dajt, gara e parë deri në Tufinë
Tiranë – Ka nisur sot në malin e Dajtit, Kampionati IV Kombëtar i Aeronautikës, në të cilin marrin pjesë 35 pilotë , prej të cilëve 28 pilotë shqiptarë nga të gjitha trevat.Kamera e “Ora News” e ka ndjekur sot këtë garë, ku pilotët do të luftojnë për Kupën e “Tirana Open Air”, që sot shënon etapën e parë dhe do të vazhdojë në mesin e gushtit në Korçë, në mars në Gjirokastër, në prill në Istog dhe do të mbyllet me “Albanian Open Air” në muajin maj në Vlorë.Instruktori i fluturimeve, i mirënjohuri Alket Islami, organizator i evenimentit, tha për "Ora News" se sot, "nga mali i Dajtit, fillon etapa e parë e Kampionatit IV Kombëtar të fluturimeve të lira në distancë, disiplina e distancës. Konkurojnë deri 28 - 30 persona nga të gjitha trevat shqiptare. Meqë është “Tirana Open Air”, ka edhe pilotë nga Maqedonia.Kemi përpara pilotin e aeronautikës shqiptare, Fabio Rihani, i cili do të hapë garën e fluturimeve, është i pari në dalje, në garën që ka nisur në orën 12:30.Kjo disiplinë është një orë “dritare e hapur” dhe brenda një ore, të gjithë pilotët duhet të dalin në fluturim ndërsa në orën 13:00 fiks, në Shkallë Tujan ndodhet një pika me pika GPS, në të cilën ata duhet të jenë brenda asaj pike dhe që nga ai moment, aty fillon gara.Pra, të gjithë pilotët , nga pika e parë, duhet të përshkojnë të gjithë rrugën që ka zgjedhur komisioni i garës deri tek pika e fundit që quhet pika “Gol” në Tufinë. Ai pilot që e përshkon më shpejt këtë distancë, e fiton edhe garën.Konkurentët janë duke e pritur me shumë emocion këtë garë sot", - theksoi Islami, - "sepse gara e distancës është lakmuese për pilotët që kanë orë fluturimi, që ata pëlqejnë distanca të largëta me pika GPS-je.”ar.sh/Oranews.tv