Ulja e aborteve në Fier, mjekët: Kujdes pilulat për shmangien e shtatzanisë

Nëse aborti është parë në nivele shqetësuese në vend, sidomos e femrave të reja të cilat ndërpresin shtatzaninë, tani të dhënat po flasin ndryshe. Të paktën në qytetin e Fierit nga materniteti i këtij qyteti raportohet se ka një ulje të abortit.Nëse në pesëmujorin e parë të 2013 ka patur mbi 400 aborte këtë vit numërohen 214 raste në pesë muaj. Edhe pse shifra tregon përgjysmim, frika qëndron nëse në këto aborte kryhen vetëm në maternitet apo edhe në klinikat të fshehura private të cilat nuk i bashkohen të dhënave zyrtare.Drejtori i  maternitetit Robert Luto tha se numrin më të lartë të aborteve e zënë ato të pavullnetshme për shkaqe të ndryshme.Por drejtori i maternitetit ka dhe një tjetër problem që nuk duhet anashkaluar, madje që ka ndikim të drejtëpërdrejtë tek femrat, përdorimi i pilulave të ndryshme për të shmangur shtatzaninë.Edhe pse qytetarët e kanë më të lehtë të drejtohen farmacisë për të kërkuar të tilla medikamente, mejkët thonë se duhet kujdes, të dimë se çfarë të përdromim por edhe të konsultohemi më parë me bluzat e bardha. Përdorimi i pilulave të tilla, thonë mjekët, rrezikojnë realisht shtatzaninë tek femra.