Turkmenistan, krateri i ndezur prej 43 vitesh

Është kthyer në një vend tërheqës për vizitorët krateri i gazit Darvaza ose siç quhet ndryshe “porta e ferrit” me diametër rreth 100 m në shkretëtirën Karakum në Turkmenistan.Është rezultat i një aksidenti gjatë kërkimit për gaz nga Sovietikët i cili ka ndodhur në vitin 1971 dhe për të mos lejuar çlirimin e gazit helmues në ajër gjeologjistët vendosën ti vënë flakën dhe  prej 43 vitesh qëndron ende i ndezur.