Mbetjet bllokojnë kanalet kulluese, apeli nga Shkodra: Merrni masa ose rrezikoni përmbytje
Megjithë sasitë e mëdha të reshjeve të rëna këto ditë në Shkoder, kanalet kulluese janë të gjitha në funksion, e bashkë me to edhe hidrovoret. Kështu shprehet drejtori i bordit të kullimit Ardit Hotaj, i cili e vlerëson situatën optimale.Por nga ana tjetër, ai ngre shqetësimin për zenien e kanaleve kulluese nga mbetjet urbane, ku për këtë qëllim është bërë edhe një takim me drejtuesit e komunave.“Situata e kanaleve kulluese është në ngjendje shumë të mirë, ato janë inspektuar edhe nga mua personalisht. Përsa i përket hidrovoreve, ato janë në efiçencë të plotë dhe nuk paraqesin probleme. Problematike që ne po hasim është se popullata përsa i përket mbëetjeve nuk i hedhin ne vendet ku duhet po i hedhin në kanale”, tha Hotaj400 ha tokë u zhyten 3 ditët e fundit në ujë në qarkun Shkodër, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi. Nga fillimi i javës parashikohet rikthimi i reshjeve ç'ka do ta vështirësojë sërish situatën në këto zona.Pastrimi i kanaleve kulluese vlerësohet si një nga proçeset më të rëndësishme, pasi këto të fundit mundësojne kullimin e ujit nga tokat bujqësore. Një pjesë e tyre janë nën administrimin e bordit të kullimit dhe pjesa tjetër në varësi të komunave.