Neglizhenca e mjekëve, Abazaj: Mungon një sistem raportimi
Mjekët por edhe institucionet shëndetësore nuk raportojnë raste kur bluzat e bardha neglizhojnë apo bëjnë gabime mjekësore.Në Shqipëri, për të tilla fenomene mungon një sistem raportimi, gjë që vështërson identifikimet dhe më par marrjen e masave përkatëse.Din Abazaj, president i urdhërit të mjekut thotë se për raste të tilla ku ka neglizhEnca urdhëri heq licensën ndërsa gjykata merret me hapat e tjerë ligjor.Në rast se një mjek është fajtor, pra kur qëllimisht nuk mjekon një pacientë, familjarët kanë të drejtë të denocojnë dhe të kërkojnë menjëherë dëmshpërblim. Për këtë, thotë Abazaj duhet të hyjë në fuqi edhe ligji i ri i sigurimeve.Ndërsa mitmarrja si një tjetër fenomen që ndikon uljen e besumeshmërisë tek bluzat e bardha dhe ka kosto të lartë për pacientët ende nuk denoncohet siç duhet. Mjekët nuk raportojnë për kolegët ndërsa pacientët ndihen ende të frikësuar.