Tiranë, rritet numri i baballarëve si prind të vetëm

Në kryeqytet numri i baballarëve si prind i vetëm është rreth 6 herë më i lartë se ai i nënave kujdestare. Ekspertë të të statistikave, referuar të dhënave nga viti 2001-2012 të regjistrimit të poullësisë thonë se vetëm në Tiranë ka 14.000 baballarë të vetëm dhe 2600 nëna të vetme.Një ndër arsye të kësaj shifre të lartë ku babai kujdeset i vetëm për fëmijët është divorci. Vetëm në vitin që lamë pas 1223 familje i kanë dhënë fund martesës, por edhe kaq të tjerë e kanë nisur këtë proces. Avokatja Mirela Roshi thotë se zgjidhja e martesës kryesisht kërkohet nga të ardhurit në Tiranë dhe hapin e parë e bëjnë fermat.Arsyeja pse baballarët janë më së shumti si prindër i vetëm, lidhet edhe me faktin se në kujdestarinë e fëmijës merret parasysh të ardhurat, stehimi që ka favorizuar më shumti meshkujt.Statistikat e divorcit për 2012 janë shqetësuese ndërsa si faktor përveç kushteve ekonomike, është lëvizja demografike ku partnerët kërkojnë të shkëputen nga patriakalizmi i dikurshëm për të drejta të barabarta në çift.