ZAZ-të, Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesën e PD

Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar sot ndarjeen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, kërkesë kjo e Partisë Demokratike.Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ka kërkuar shqyrtimin në themel të kërkesës së kësaj force politike për rritjen e numrit të ZAZ-ve.Përfaqësuesi i PD Ivo Kaso ka theksuar se nuk mund të lihet në fuqi 66 ZAZ duke shtuar se rritja e numrit të tyre do të garantojë numërim të shpejtë dhe me më shumë transparencë.Ndërsa përfaqësuesja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Dëshira Pasko theksoi se ndarja në 66 ZAZ është e pamjaftueshme për administrimin e procesit zgjedhor.“Ndarja në 66 ZAZ sjell mungesë efikasiteti. Propozimi i PD nuk është i mbështetur në ligj  dhe po kështu edhe propozimi i PS-së nuk ndihmon në administrimin e zgjedhjeve  prandaj por bëhet trajtim i pabarabartë i zonave” theksoi Pasko.Ajo ka shtuar më tej se ndarja e zonave të administrimit të zgjedhjeve është në kompetencë të KQZ-së, duke shtuar se propozimi për ndarjen me 89 ZAZ është funksionale dhe ligjore.Ndërsa përfaqësuesit e PS-së theksuan se kërkesa e Partisë Demokratike është në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre ndarja e ZAZ-ve duhet të bëhet në KQZ me negocim mes palëve.“Kolegji nuk ka tagër për këtë çështje dhe nuk mund ta shqyrtojë në themel atë. Prandaj ne kërkojmë mospranimin e kërkesës së PD për ndarjen territorit zgjedhor dhe për pushimin e çështjes” theksuan përfaqësuesit e PS-së.Pas mosarritjes së konsensusit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike  u ankua në Kolegjin Zgjedhor duke vendosur në thelb të kërkesës që ndarjen e vendit në ZAZ ta bëjë pikërisht instanca më e lartë.Socialistët e kundërshtuan këtë propozim pasi sipas tyre rritja e popullsisë nuk duhet të justifikohet me një numër më të madh ZAZ, ndërsa KQZ vetë kishte propozuar ndarjen në 76 zona.Por, Kodi Zgjedhor e parashikon këtë çështje si kompetencë ekskluzive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vendimmarrjes së cilësuar në të.Në nenin 24 të tij, në pikën F, thuhet “konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: caktimin e zonave të administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 të Kodit”.