Tregjet në Tiranë ende të mbyllura

Tregjet në kryeqytet vijojnë të jenë të mbyllura edhe pse data shënon 3 janar. Në tregun e ish-Uzinës Dinamo vetëm pak tregtarë i janë rikthyer punës së përditshme edhe pse malli që shesin është i mbetur nga viti i kaluar.Tregtarët shprehen se çmimet janë ulur me 30 apo 40 lekë në krahasim me ditët e fundit të 2012 ku pati një rritje të çmimeve të pothuajse të gjithë produkteve.Pavarësisht se ka pasur ulje të çmimve blerësit vijojnë që të jenë të paktë këto ditë e para të viti 2013. Sipas tregtarëve kriza ekonomike i ka detyruar shqiptarët që të konsumojnë më pak.Në javët në vazhdim pritet që të ketë një tjetërrritje të çmimeve të frutave dhe perimeve duke qenë se gjatë stinës së dimrit prodhimi vendas pakësohet  dhe në tregje mbizotëron malli i importit.